TIRANE-Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, në një dalje sot për mediat, theksoi sërish se procesi i rekrutimeve të punonjësve të policisë së burgjeve në sistemin penitenciar ka qenë tërësisht transparent dhe i hapur për të gjithë qytetarët e interesuar.
Duke ju referuar lajmit të transmetuar dje në mbrëmje nga “Zëri i Amerikës”, Gjonaj u shpreh se media në fjalë, nuk mori në konsideratë qëndrimin e Ministrisë së Drejtësisë dhe as argumentet që ajo prezantoi lidhur me këtë proces, por rikonfirmoi me deklaratë qasjen totalilisht të gabuar lidhur me të dhënat e dosjes hetimore.
“U shpreh për prova që gjendeshin në dosjen hetimore, por pa marrë parasysh se ato prova janë thjesht indicie, të cilat do ti japin mundësinë prokurorisë për të hetuar me tej lidhur me ato se çfarë kanë dalë nga përgjimet. Dhe ashtu siç e shpjegova dhe dje nuk kanë të bëjnë me procesin e rekrutimit të punonjësve të policisë së burgjeve. Besoj se do të ishte korrekte që Zëri i Amerikës në bazë të këtyre indicieve të kërkonte të verifikonte dosjen e procedurave të testimit të policisë së burgjeve për të parë nëse interesimi legjitim i deputetëve për çështje të caktuara të personelit të burgjeve është përkthyer apo jo, në shkelje të të drejtave të atyre që kanë marrë pjesë në testim dhe që u takonte vendi sipas ligjit dhe meritës së tyre”, tha Gjonaj.
Ministrja e Drejtësisë, nënvizoi se interesimi i deputetëve nuk ka asnjë lidhje me procesin apo rezultatet e rekrutimit të punonjësve të policisë së burgjeve, duke shtuar se procedurat janë zbatuar në mënyrën më të përpiktë dhe çdo hap i ndjekur është lehtësisht i verifikueshëm.
“Pavarësisht nga ajo se çfarë kanë biseduar personat përkatës në ato biseda të përgjuara, interesimi i deputetëve nuk ka asnjë lidhje me procesin dhe rezultatet e rekrutimit të punonjësve të policisë së burgjeve. E theksoj edhe një here: Procesi ka qenë tërësisht transparent dhe i hapur për të gjithë qytetarët e interesuar. Procedurat janë zbatuar në mënyrën më të përpiktë dhe çdo hap i ndjekur është lehtësisht i verifikueshëm edhe sot, kur kanë kaluar më shumë se 8 muaj nga testimi”, theksoi Gjonaj.
Ministrja e Drejtësisë, shprehu gatishmërinë për këdo që dëshiron të verifikojë dosjen e procesit të rekrutimit të punonjësve të rinj të policisë së burgjeve, apo çdo të dhënë tjetër që mendon se do ti shërbente nxjerrjes së të vërtetës dhe jo baltosjes së punës së mirë që është bërë. “Jam e vendosur ta mbroj deri në fund me përgjegjësinë maksimale, sepse e theksoj që ka qenë dhe mbetet procesi me meritokratik, transparent dhe cilësor që është kryer ndonjëherë në sistemin penitenciar në gjithë historinë e tij”, nënvizoi Gjonaj.
Z MINISTRE dhe Drejtor i Pergjithshem Verifiko specialiteton e Drejtues Ilir Cuni nga kembesor ne shef nderlidhje dhe kamerat ne sistemin e burgjeve shikohen nga i gjithe populli mjafton te gjesh IP
PërgjigjuZ.Ministre Verifiko procesin e gradimeve ne Drejtorine e Policise Burgjeve dhe do bindesh qe jane me te paaftet dhe hipokritet si dhe servilet e PD dhe LSI. Femiu nuk ja dime emrin e oare Kamber strategu i burgjeve i liruat dhe riveshur sipsa qejfit
PërgjigjuE dashur ministre, verifikoji punesimet e administrates ne burgun e Reçit Shoder, te gjitha punesimet i i ka bere dhe vazhdon ti beje deputeti me 8 klase shkolle Luan Harusha, flm.
Përgjigju