TIRANE - Kryefjala e mbledhjes së sotme të Këshillit të Ministrave kanë qenë të rinjtë, që siç i cilësoi Kryeministri Berisha, do të jenë e ardhmja e biznesit social.
Shefi i mazhorancës deklaroi se do të kalojë në Parlamentin shqiptar heqjen e taksës për tre vite për bizneset që do të punësojnë të rinjtë.
“Qeveria do të kalojë së shpejti ligjin në Parlament me të cilin ne do të marrin parasysh tatimin për çdo të ri të punësuar tre vitet e para. Mendoj se është një nga vendimet më të rëndësishme dhe më të drejta që kemi marrë sepse punësimi i tyre pas shkollimit të tyre është jetik edhe për shoqërinë, në mënyrë që vendi të mund të shfrytëzojë potencialin e tyre sa më shpejt. Jam i bindur se kjo masë do të jetë efektive”, u shpreh gjatë mbledhjes së Këshillit të Ministrave, shefi i qeverisë.
HIDOCENTRALET PUNESUAN SHQIPTARET NE ZONAT ME TE VARFRA
Duke renditur arritjet e qeverisë në këto vite në pushtet, Berisha tha se me ndërtimin e hidrocentraleve nga viti 2007 e në vijim, u punësuan rreth 15 mijë shqiptarë, edhe ata në zonat më të varfëra të vendit.
“Pas 30 vitesh me prerje të plptë të ndërtimit të hidrocentraleve, viti 2007 e këtej shënoi një epokë tjetër në këtë drejtim dhe nga 2007 e në vazhdim qeveria ka firmosur në sektorin privat për ndërtimin e 863 hidrocentraleve. Dhjetëra prej tyre kanë përfunduar ose janë në ndërtim. Ndërtimi i tyre është një process që gjeneron mijëra e mijëra pune. Gjatë këtyre viteve kanë qenë të punësuar dhe janë paguar 15 mijë punonjës, inxhiinerë, teknin, etj. Këto hidrocentralë punësuan shqiptarët nga Vith Kuqi në Martanesh, Luginën e Drinit dhe kudo, në Dardhë, pra ndër zona ndër më të thellat”, tha Berisha.
KASKADA E DEVOLLIT E TAP-I DO DYFISHOJE PUNESIMIN
Kryeministri Berisha u ndal sot në njërin prej projektligjeve të rendit të ditës i cili konkretisht është projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin “Për miratimin e kontratës së koncesionit ndërmjet METE, si autoritet kontratues dhe EVN AG, Statkraft as the Devoll Hydropower, sh.a, si bashkëkoncesionarë për projektimin, financimin, ndërtimin, marrjen në pronësi, shfrytëzimin, mirëmbajtjen dhe transferimin e projektiti të HE, në lumin Devoll, në Republikën e Shqipërisë” të ndryshuar.
Duke folur mbi këtë vendim, kryeministri shpjegoi se kompania austriake EVN, i ka shitur aksionet e Kaskadës së Devollit, kompanisë norvegjeze “Statkraft”, kompani kjo numër 1, në të gjithë botën për ndërtimin e HEC-ve jashtë vendit të vet, numri 1 në Evropë, për HEC që menaxhon dhe drejton në Norvegji, mbi 200 të tilla.
Ndërkaq, shefi i mazhorancës theksoi se “punësimi masiv fillon në Kaskadën e Devollit, e cila do të punësojë së paku 40 mijë punëtorë, ajo është vepra më gjigande në sektorin privat që është ndërtuar ndodnjëherë në sektorin privat në historinë e vendit”.
Me 2 projektet gjigande për vitin e ardhshëm, siç cilësoi Berisha, Kaskadën e Vjosës dhe projektin e gazjellësit TAP, do të dy-fishohet punësimi i shqiptarëve.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com