Ndryshimet e ligjit të ri për studentët e Mjekësisë të kërkuara nga Gjykata Kushtetuese për punësimin e detyruar të studentëve të mjekësisë pas përfundimit të studimeve u miratuan fillimisht vetëm në parim këtë të martë në 2 komisione parlamentare.
Shkak u bë fakti se deputetët e opozitës kërkuan nga mazhoranca, që t’u vihen në dispozicion shifra reale për kostot financiare të implementimit të ligjit.
“Ajo që na shqetëson nga i gjithë ky projektligj ishte kostoja. Kemi një shkresë nga MAS dhe MSH, por nuk kemi një konfirmim nga Këshilli i Ministrave edhe Financa. Ajo që unë mendoj është se kjo nuk është një gjë që mund të kalojë pa një dokumente me shkrim”, tha deputetja e PD Zheni Gjergji.
Por, socialistët e e rimblodhën komisionin, ku e kaluan nen për nen me votat e tyre.
Kostot financiare të përcaktuara në relacion, sollën më herët përplasje mes palëve në komisionin e Shëndetësisë, por edhe në atë të Ligjeve.
“6700 euro, kanë gënjyer. U shit si propagandë tek njerëzit. Sot pranohet publikisht që kostoja është 2500 mijë lek të vjetra. Ne kemi votuar në një relacion që është mashtruar parlamenti”, tha Erisa Xhixho, deputete e PL.
“Je sensitive se s’ke qeverisur, ndryshe si thua këto. Klith se s’ke argumente”, u shpreh socialisti Plarent Ndreca.
“Nuk mund të votoj një projektligj që kthen punësimin e detyruar, sidomos për studentët”, tha Enkeleid Alibeaj.
Erzen Tola, sekretar i përgjithshëm i MAS u shpreh se në projektligj është vlera jo më shumë se 500 mijë lek.
“Të jeni të sigurt se nëse e kaloni këtë ligj në seancë, në ditën e parë që do të jemi në pushtet do ta rrëzojmë. Ne jemi për liri dhe jo për mbajtje peng të të rinjve”, theksoi demokratja Albana Vokshi.
I cilësuar si antikushtetues nga opozita, ligji i ri u mbrojt fort nga mazhoranca, që e cilëson lëvizjen e duhur për të përmbushur nevojat e shërbimit mjekësor në treg.
G.M./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
30 Mars, 00:06
Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?
-
Po
68.3%
-
Jo
25.3%
-
Nuk e di
6.4%
Vota total: 652
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
U la jashtë listave, Dash Sula flet me emra: Gatuajnë thashethemnajën për Berishën! Ata më bënë gjënë më të madhe
21 Mars, 07:00
-
Rikonstruksioni i Komisariateve, GJKKO kalon për gjykim dosjen e deputetit Plarent Ndreca dhe 15 të tjerëve (EMRAT+VENDIMI)
20 Mars, 15:20
-
Zgjedhjet/ Meta mbron listën e PL nga qelia: Gongu ra, kreu i narkoshtetit është futur në bunker! Lista jonë më dinjitozja
13 Mars, 10:34
-
Vilma Nushi paditi Vokshin për shpifje, shtyhet seanca në GJKKO! Mungoi deputetja e PD
13 Mars, 09:16
-
Pagat më të ulëta për orë në Europë, Xhixho: Shqiptarët marrin pak e detyrohen të paguajnë shumë! PL plan të detajuar për nxitjen e rritjes ekonomike
5 Mars, 12:16
-
'Aleanca për Shqipërinë Madhështore'/ Për të rrëzuar Ramën, Berisha firmos dhe me Gjuzin, Jenishehrin, Gurin e Kostaqin që u jepte grave më shumë whisky se ujë! Metës në burg i jep 4 deputetë të sigurt (EMRAT)
4 Mars, 08:13
-
Skandali me mandarinat me pesticide, PL: Duhet të asgjësoheshin, u janë shitur shqiptarëve
3 Mars, 10:24
-
Kuvendi/ Xhixho: Dëgjesa me rektorin e paprecedentë, e turpshme dhe skandal i Parlamentit! Shkelje e ligjit dhe Kushtetutës, distancohuni! E keni kthyer Kuvendin si zyrë të PS
27 Shkurt, 12:00
-
‘150 mijë dosje presin të shqyrtohen në gjykatat e vendit’, Xhixho: Harta e re gjyqësore i dha goditjen përfundimtare reformës në drejtësi
26 Shkurt, 16:08
-
Vilma Nushi paditi Vokshin për shpifje, s’pajtohen në seancë! Deputetja e PD-së: Nuk heq dorë, do t'i shkoj deri në fund
26 Shkurt, 11:33
-
I pandehur për shkelje të barazisë në tenderë, deputeti Ndreca kërkon pushimin e çështjes: Akuza s’ka asnjë bazë, zero dëm ekonomik shtetit
20 Shkurt, 13:03
-
Primaret/ Elezi: Sherrnajë brenda PD, me listat e Mulit dhe Albanës! Bardhi manipulues dhe servil i diskredituar! Bala: Si Kënga Magjike, fituesin e zgjedh kryetari
18 Shkurt, 18:41