Negociatat me BE nuk janë penguar, tha kryeministri Edi Rama duke theksuar se nuk ka asnjë motiv për këtë. Megjithatë, ai pohoi se detyra nuk është aspak e lehtë, edhe pse në respektim të afateve të kalendarit.
“Negociatat nuk janë shëtitje në lëndinë, por proces testimi dhe provimesh të vazhdueshme. Ky provim që tani zhvillohet mes nesh dhe vendeve anëtare është kyç, por nuk ka absolutisht, zero motiv për të folur për bllokim. Jemi totalisht sipas axhendës së përcaktuar”, tha Rama.
Ndërsa kryeministri thoshte këtë, Grupi i Punës për Zgjerimin dhe Vendet Negociuese me BE (COELA) po diskuton Raportin e Vlerësimit të Pikave të Ndërmjetme, IBAR për grupkapitullin e parë, “Themeloret.” Vetëm pas miratimit të IBAR mund të kalohet në fazën e mbylljes së grupkapitujve.
Një kontribut në këtë pikë ia jep edhe administratës që ia ka dalë të fitojë “besimin e palës tjetër.”
“Të gjithë punonjësit që përmenda, ata që janë në krye të detyrës, në vijën e parë për t’i shërbyer popullit shqiptar janë të çliruar nga kthetrat e politikës. Nuk është politika që vendos fatin e tyre, por përpjekja për të identifikuar dhe mbështetur ata që meritojnë”, tha Rama.
Tani hapi i radhës është forcimi i kapaciteteve të administratës në standardet europiane përmes punësimit në sektorin publik në portalin e dedikuar puna.gov.al.
Në të renditen vende pune në sektorin publik nga një sërë entitetesh. Çdo i ri, i sapodiplomuar apo profesionist që kërkon një mundësi të re, tashmë e ka më të lehtë të informohet dhe të aplikojë për t’u punësuar. Rama tha se kjo do të krijojë transparencë dhe ndërveprim mes individit e shtetit.
“Është një hap i rëndësishëm sepse krijon më shumë transparencë, ndërveprim mes individit në kërkim të një mundësie dhe shtetit që ka nevojë, prandaj i jep këto mundësi. Nga ana tjetër, përfshin për herë të parë një pasqyrë ku të gjitha mundësitë janë të ekspozuara”, u shpreh Rama.
Ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, tha se qëllimi ështe “standardizimi i rekrutimit.”
Të interesuarit kanë 7 ditë afat për të aplikuar për vendin e punës që duan dhe aty mund të gjejnë edhe rezultatin.
Lajm në përditësim...
Kryeministri Rama ka përsëritur se kushdo që thotë se negociatat me BE kanë ngecur, “nuk di ç’flet.” Ai tha se është krejt e kundërta, madje janë sipas axhendës dhe nuk ka asnjë motiv për bllokimin.
“Procesi i negociatave ecën përpara me sukses, me shpejtësi unike. Është edhe falë kësaj administrate që vendi zhvillohet e rritet në çdo aspekt, pavarësisht problematikave që nuk mungojnë apo çështjeve që duhet të adresohen. Negociatat nuk janë shëtitje në lëndinë, por proces testimi dhe provimesh të vazhdueshme. Ky provim që tani zhvillohet mes nesh dhe vendeve anëtare është kyç, por nuk ka absolutisht, zero motiv për të folur për bllokim. Jemi totalisht sipas axhendës së përcaktuar. Prilli është muaji i diskutimeve intensive pasi në fund të marsit janë mbledhur të gjitha pyetjet e vendeve anëtare dhe vjen vendimmarrja”, tha Rama.
Kryeministri Rama e sheh platformën për punësimin në sektorin publik si një hap që krijon transparencë dhe ndërveprim më të madh me shtetin.
“Është një hap i rëndësishëm sepse krijon më shumë transparencë, ndërveprim mes individit në kërkim të një mundësie dhe shtetit që ka nevojë, prandaj i jep këto mundësi. Nga ana tjetër, përfshin për herë të parë një pasqyrë ku të gjitha mundësitë janë të ekspozuara”, u shpreh Rama.
Komente










