Për ata që aspirojnë t’i bashkohen administratës publike dhe sektorit publik në tërësi, rruga më e lehtë do të jetë përmes një portali unik të krijuar rishtazi, puna.gov.al/SektoriPublik.
Prezantimin e portalit, ku do të institucione të ndryshme do të publikojnë vendet e lira të punës e bënë dy ministret Delina Ibrahimaj dhe Adea Pirdeni.
“Qëllimi është të standardizojmë mënyrën si rekrutohet dhe çdo entitet i administratës publike është detyruar tashmë të publikojë të dhënat e veta. Prej 2 muajsh kemi marrë një vendim që institucionet të publikojnë të dhënat e veta në këtë portal. Çdo person ka 7 ditë për të aplikuar dhe rezultati do të jetë i publikuar në portal”, tha Ibrahimaj.
“Sfida jonë kryesore mbetet sigurimi i kapaciteteve njerëzore. Sfida kryesore është anëtarësimi në BE dhe e vendosur në procesin e megastrukturës që vijon, negociatat. Administrata publike mbetet një mundësi punësimi prioritare për brezat e rinj”, tha Pirdeni.
Ndërsa kryeministri Edi Rama e cilësoi këtë portal si një hap më shumë drejt transparencës dhe meritokracisë.
“Krijon më shumë transparencë, ndërveprim mes individit në kërkim të një mundësie dhe shtetit që ka nevojë, prandaj i jep këto mundësi. Nga ana tjetër, përfshin për herë të parë një pasqyrë ku të gjitha mundësitë janë të ekspozuara”, tha ai.
Kryeministri Rama u ndal edhe tek çështja e integrimit evropian, në ditën kur Grupi i Punës për Zgjerimin dhe Vendet Negociuese për Anëtarësim në Këshillin e BE-së u mblodhën për të diskutuar mbi miratimin ose jo të pikave të ndërmjetme për Shqipërinë. Rama kujdeset të theksojë për të disatën herë se nuk ka bllokim të procesit të integrimit.
“Totalisht e pavërtetë. Është provim kyç, por nuk ka motiv për të folur për bllokim apo pengim. Prilli është muaji i diskutimeve intensive”, u shpreh ai.
Kalimi i kësaj faze, pra miratimi i pikave të ndërmjetme është kyç për Shqipërinë pasi do t’i hapte rrugë mbylljes së grup-kapitujve.
Kryeministri Rama ka përsëritur se kushdo që thotë se negociatat me BE kanë ngecur, “nuk di ç’flet.” Ai tha se është krejt e kundërta, madje janë sipas axhendës dhe nuk ka asnjë motiv për bllokimin.
“Procesi i negociatave ecën përpara me sukses, me shpejtësi unike. Është edhe falë kësaj administrate që vendi zhvillohet e rritet në çdo aspekt, pavarësisht problematikave që nuk mungojnë apo çështjeve që duhet të adresohen. Negociatat nuk janë shëtitje në lëndinë, por proces testimi dhe provimesh të vazhdueshme. Ky provim që tani zhvillohet mes nesh dhe vendeve anëtare është kyç, por nuk ka absolutisht, zero motiv për të folur për bllokim. Jemi totalisht sipas axhendës së përcaktuar. Prilli është muaji i diskutimeve intensive pasi në fund të marsit janë mbledhur të gjitha pyetjet e vendeve anëtare dhe vjen vendimmarrja”, tha Rama.
Kryeministri Rama e sheh platformën për punësimin në sektorin publik si një hap që krijon transparencë dhe ndërveprim më të madh me shtetin.
“Është një hap i rëndësishëm sepse krijon më shumë transparencë, ndërveprim mes individit në kërkim të një mundësie dhe shtetit që ka nevojë, prandaj i jep këto mundësi. Nga ana tjetër, përfshin për herë të parë një pasqyrë ku të gjitha mundësitë janë të ekspozuara”, u shpreh Rama.
Komente












Pse nuk e publikon linkun, o mashtrues!
PërgjigjuCfare linku .. ? Seriozisht ? Vete do te aplikoje per antaret e PD qe i brjne fresk ketij mashtruesit..!