Një ligj i ri për sektorin e energjisë elekrike po hartohet nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjitikës, dhe pritet të depozitohet në Parlament së shpejti.
Gjatë një tryeze me fokus në sektorin energjitik, ministri Enea Karakaçi foli për domosdoshmërinë dhe rëndësinë e hartimit të një ligji të ri që pritet të sjellë rikonceptimin të të gjithë tregut të energjisë elektrike në vend.
“Vjen në kuadër të përafrimit të legjislacionit kombëtar me të drejtën e Bashkimit Europian dhe përmbushjen e detyrimeve tona në kuadër të kapitullit 15 të Bashkimit Europian të Energjisë. Ka qëllimin e vendosjes së themeleve për një model të ri zhvillimi të funksionimit të tregut të energjisë elektrike në vendin tonë. Një model më i hapur, më konkurrues, më fleksibël dhe më të integruar në tregjet rajonale”, tha ministri i Infrastrukturës dhe Energjitikës, Enea Karakaçi.
Por çfarë pritet të sjellë ligji i ri që është ende në fazë hartimi?
“Së pari, ky ligj sjell një riformatim të modelit të tregut të energjisë elektrike. Largohemi dhe tentojmë të largohemi sa më shumë nga një model i centralizuar, ku aktorët shtetërorë kanë patur vendimmarrjen më të madhe, drejt një tregu më të liberalizuar, ku shteti nuk ndërhyn më aq shumë sa jemi mësuar me modelin ekzistues dhe bazë e saj të jetë konkurrenca”, vijoi më tej Karakaçi.
Një nga risitë e këtij ligji, është edhe përfshirja e koncepteve të reja siç është depozitimi i energjisë së prodhurar, një nga kërkesat kryesore që kanë prodhuesit e energjisë, kryesisht të energjisë së rinovueshme.
Komente












Kèta nuk dinè asgjè se si fuksionon energjia nè bashkimin Europian. Keta duan tè shkatèrrojne çdo gjè nè shqiperi.
Përgjigju