Shkalla e punësimit është rritur me 3%, nga 50% në vitin 2013 në 53% në vitin 2015.

E dhëna vjen përmes raportit të sapopublikuar të Bankës Botërore mbi prirjet e punësimit në rajonin e Ballkanit.

Sipas raportit, Shqipëria ka shënuar disa zhvillime pozitive në tregun e punës.

Më shumë vende pune dhe punëtorë janë zhvendosur nga bujqësia drejt sektorëve me produktivitet më të lartë, ndërkohë që është shënuar ecuri pozitive në treguesin e pjesëmarrjes në forcën e punës.

Bie punësimi informal, rritet forca e punës
Nga ana tjetër, raporti zbardh se nivelet e punësimit informal kanë pësuar rënie.

Ndërkohë që, sqaron Banka Botërore, është rritur forca e punës në sektorët produktivë, duke shënuar kështu një fuqizim të krahut të punës edhe në sektorë të tjerë, përveç bujqësisë. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com