/ATSH/ - Relaksohuni njerëz dembelë, mund të ketë ardhur momenti për të përqafuar dështimet tuaja të brendshme. Në një botë ku stresi i shkaktuar nga puna godet këdo, a nuk do të ishte zgjedhje më e mirë gjetja e një punë më të përshtatshme dhe me më pak përgjegjësi? A do të ishte zgjedhja më e zgjuar për karrierën në të ardhmen ndjekja e një rrugë që kërkon minimumin e sforcimit?
 
Por çfarë shkon keq me këtë kërkesë për të patur një opsion sa më pak stresues gjithsesi? Sipas një shkrimi në BBC, ja cilat janë pyetjet dhe përgjigjet e dilemës për punët më të mira për njerëzit e zgjuar por dembelë:
Anglisht, akoma??
Ja që të qënit mësues anglishtje part time, sidomos në vendet e Azisë, është një mënyrë shumë e mirë për të patur të ardhura mesatare por dhe për t'u rritur më tej në karrierë pasi ofron shumë më tepër kohë të lirë dhe kushtet për t'u punësuar janë minimale; ndonjëherë mjafton vetëm të jesh i lindur në vendet që kanë gjuhë kombëtare anglishten.
Tastierë dhe pizhame
Nëse jeni natyrë që ju pëlqen komoditeti i shtëpisë suaj, ndërsa rrini me pizhame, atëherë profesioni i duhur është të jeni programues kompjuterash. Është një proces mësimi i vazhdueshëm dhe nuk duhet të punoni dhe aq shumë. Sipas specialistëve të këtij profesioni dhe vetë natyra e kësaj punë të drejton që të bësh sa më pak duke inkurajuar dembelizmin, pasi "programuesit e mirë duhet të shkruajnë pak rrjeshta me sa më pak kode që të jetë e mundur dhe është një nga ato profesione që paguhet shumë mirë".
Më pyet mua, jam një ekspert
Ndonjëherë puna më e mirë e mundshme për dikë që është inteligjent por dembel, pra që ka ide të mira por përton t'i vërë në praktikë, është të japë ide "profesionale" për të tjerët dhe të paguhet vetëm për të ndarë mendime dhe opinione për të udhëzuar personat që do duhet të bëjnë punën e vërtetë.
Ka gjithnjë një dritare
Duke cituar bilionarin Bill Gates: "Do të zgjedh gjithnjë një person dembel për të bërë një punë të vështirë, pasi do të gjejë mënyrën më të thjeshtë për t'a bërë", duket se ju njerëz të zgjuar por dembele e keni një 'dritare' të hapur tek Microsoft.