Punëtorët e inceneratorit në Fier ngrihen sërish në protestë për pagat, kërcënojnë me grevë urie: Na kanë gënjyer, dje na mbyllën telefonat

FIER- Punëtorët e inceneratorit në Fier janë ngritur ditën e sotme sërish në protestë, pasi nuk kanë marrë ende pagat.

Sipas tyre administratori Faraudin Arapi u tha se do u kalonin 5 paga, por ende nuk u ka kaluar asnjë pagë. Punëtorët e inceneratorit të Fierit nuk kanë lejuar makinën me mbetje të hynë dhe të shkarkohen.

‘Nuk kemi marrë pagat. Nga hera e fundit erdhi Faraudin Arapi dhe na tha se brenda javës do të merrni lekët. Na erdhi dhe policia këtu dhe na ka thënë se brena 24 orëve do të merrni lekët. Ne nuk kemi bërë vrasje, duam lekët tona jemi pa bukë. Do të vijmë çdo ditë këtu do të bëjmë protesta.’- u shpreh një fermer.

‘Nuk kam ku të vetë më. Nëse nuk marrim pagat do të përshkallëzojmë protesta, do të futemi në grevë uria. Jemi pa duke, po kërkojmë vetëm lekët tona. Na i premtuan pagat, por nuk na i kanë dhënë lekët.’- tha një tjetër.

‘Na kanë gënjyer. Dje ishte dita e fundit për të na dhënë paratë. Dje telefonat janë mbyllur, nuk na i hapnin më.’- u shpreh një fermer.

30 punonjës të inceneratorit të Fierit kanë që prej muajit janar të këtij viti që nuk kanë marrë pagat. Punëtorët, të cilët janë më së shumti: mirëmbajtës, roje nate, mekanikë, kërcënojnë se do të bllokojnë depozitimin e mbetjeve urbane dhe nuk do të lejojnë asnjë mjet të futet brenda territorit të inceneratorit.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë