Punëtoret e Korporatës Energjetike të Kosovës në protestë, kërkojë rritje të pagave

Punëtoret e Korporatës Energjetike të Kosovës në protestë, kërkojë rritje të pagave

pamje nga protesta

Punëtorët e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) protestuan më 28 prill në Prishtinë, duke kërkuar rritje të pagave.

Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të KEK-ut, Nexhat Llumnica, e arsyetoi kërkesën e rritjes së pagave me rritjen e inflacionit muajve të fundit në Kosovë.Sipas të dhënave zyrtare, në muajin mars inflacioni arriti në 7.6 për qind, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak.Llumnica tha se bordi i kësaj korporate nuk po i shqyrton kërkesat e punëtorëve.

“Në një kompani ku menaxhmenti thotë se kemi 107 milionë euro fitim. Por, çfarë është fitimi më i madh sesa të kesh fuqi punëtore, pse nuk po vlerësohet punëtori? A ka më turp që një kompani e fuqishme, me qindra miliona euro të hyra, që të kenë një shujtë të ushqimit prej 1.74 euro”, tha Llumnica.

Më 16 mars, punëtorët e KEK-ut po ashtu kishin protestuar me kërkesën për rritjen e pagave.KEK-u numëron 3.200 punëtorë, të cilët marrin rrogë bazë mesatare prej 627 eurosh.

Bordi i Drejtorëve të KEK-ut deri më tani nuk ka dalë me ndonjë njoftim për kërkesën e punëtorëve.Por, më 3 prill ky bord kishte deklaruar se në vazhdimësi ka shqyrtuar kërkesat dhe shqetësimet e punonjësve.

Përmes një komunikate për media ishte thënë se paga mesatare në KEK është mbi pagën mesatare në sektorin publik dhe privat në Kosovë. Po ashtu, të gjithë punonjësit e KEK-ut, përfitojnë nga sigurimi shëndetësor, transporti, pagesa shtesë për përvojën e punës si dhe pagesa për shujta.

Korporata Energjetike e Kosovës është një ndër ndërmarrjet kryesore energjetike në vend. Asetet e korporatës janë nën pronësi të plotë të Qeverisë së Kosovës.REL

 

 

M.T/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja