Punëtorët shqiptarë të tokave  që jetojnë në Imathia të Greqisë kanë dalë sot në protestë, duke kërkuar rritjen e pagës.

Kërkesa kryesore e tyre është rritja e pagës në 30 euro nga 22 apo 25 euro që është për momentin.

Ata paralajmërojnë se nëse nuk do të merret në konsideratë kërkesa e tyre, nuk e përjashtojnë mundësinë që të bllokojnë edhe rrugët.

Kryetari i Unionit të Punëtorëve të Tokës në prefekturën e Imathias. Dimitris Manokou ka shprehur edhe një shqetësim tjetër. Sipas tij asnjë politikan nuk i ka vizituar për të dëgjuar kërkesat e tyre, raporton media greke veriotis.gr.