Një punëtor ka humbur jetën sot në një gurore në zonën e Dajtit pasi u përplas nga një fadromë gjatë punës.
Ngjarja ndodhi teksa mjeti i punës po lëvizte mbrapsht në ambientet e subjektit. Si pasojë e përplasjes, 43-vjeçari Adriatik Xhafaj. humbi jetën.
Pas ngjarjes, policia arrestoi drejtuesin e fadromës, Ilir Çaka 56 vjeç. Ai dyshohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.
Rasti po hetohet për të sqaruar rrethanat e plota të aksidentit në vendin e punës.
Njoftimi i plotë i policisë
"Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4: -arrestuan për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, shtetasin I. Ç., 56 vjeç, pasi dyshohet se gjatë punës në një subjekt (gurore) në Dajt, ka përplasur gjatë lëvizjes mbrapsht me mjetin e punës (fadromë), shtetasin A. Xh., 43 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën"
__________
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë
Komente










