3 persona janë arrestuar në flagrancë, pasi një punëtor ndërtimi ra nga pallati ku po punonte dhe ndërroi jetë në Tiranë. Policia njofton se janë arrestuar shtetasit G. G., 41 vjeç, me profesion inxhinier drejtues teknik, M. N., 32 vjeç, me profesion inxhinier përgjegjës për sigurinë dhe M. D., 33 vjeç, nënkontraktor në një firmë, për veprën penale "Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë".
Sipas policisë, në firmën ku këta shtetas punojnë, ka rënë nga lartësia dhe si pasojë ka humbur jetën, punëtori shtetasi E. O., 36 vjeç. Ngjarja e rëndë ndodhi pak ditë më parë në Tiranë, ku i riu ndërroi jetë në vend.