Drejtuesi teknik i firmës së hidrokarbureve ku u aksidentua mbrëmjen e djeshme punëtori 45 vjeçar F.M, është arrestuar nga policia e Elbasanit ditën e sotme.

Mësohet se në pranga ka rënë F.P, me detyrë drejtues teknik në firmën e hidrokarbureve në të cilën ishte punësuar shtetasi F. M, i cili mbeti i plagosur pas rrëzimit nga një strukturë metalike.

Aktualisht 45 vjeçari është ende nën kujdesin e mjekëve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.