Për shkak të remontit të planifikuar në nënstacionin Ndroq dhe në fiderin A3 të kabinës së Medresesë, në datat 2-3 qershor do të stakohet energjia elektrike nga ora 09:00-15:00.

Sipas OSHEE, pa energji  elektrike në datën 2 qershor do të jenë zonat Ndroq, Pinet dhe Zhurje, ndërsa në datën 3 qershor pjesërisht "Rruga e Dibrës" tek Medreseja.