Disa zona në Tiranë do të kenë mungesë të energjisë elektrike për 7 orë, si pasojë e punimeve që po kryhen në rrjet.

Me një njoftim për mediat, OSHEE bën me dije se dije se ditën e nesërme, në intervalin kohor 09:00-16:00 do të punohet në disa kabina të NST Farkë.

Për pasojë do të mbeten pa energji elektrike pjesërisht zona afër TEG, rruga e Vilave  dhe zona e Farkës së vogël.