OSHEE bën me dije se ditën e nesërme do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike për gjashtë orë në disa zona të kryeqytetit.
Sipas njoftimit, energjia do të stakohet pjesërisht në rrugën “Odhise Paskali”, në rrugën “Hoxha Tahsim” dhe rrugën “Qazim Vathi”. Energjia elektirike do të stakohet përkatësisht gjatë orarit gjatë 09:00-15:00.
"Stakim, 29 korrik Në kuadër të investimit për mirëmbajtjen e kabinave, në datën 29 korrik gjatë intervalit kohor 09:00-15:00 do të stakohet energjia në këto zona në Tiranë: Pjesërisht rruga “Odhise Paskali”, rruga “Hoxha Tahsim”, rruga “Qazim Vathi”", shkruhet në njoftimin e OSHEE.