Një investim i Ujësjellës Kanalizime Tiranë do të bëjë të mundur krijimin e një rrjeti të ri kanalizimesh për ujërat e zeza dhe ujërat e bardha. Punimet kanë nisur te rruga e Kavajës dhe janë inspektuar nga kryebashkiaku Erion Veliaj.

Sipas kryebashkiakut duke bërë këtë investim, paraprakisht do vijohet me rehabilitimin e shtratit të Lanës dhe shëtitoren nga të dy anët. Sipas Veliaj duhet të merren masa pasi Tiran po rritet çdo ditë.
 
“Ky është një nga 105 kantieret UKT, ku jemi duke punuar, megjithatë është një ndër më të rëndësishmit, pasi lidh një aks që kryen disa funksione; së pari, nga “21 Dhjetori” deri te“Pallati me Shigjeta” është aksi kryesor i shkarkimit në Lanë.

Prej kohësh kemi pasur një “hinkë”, e cila krijohej nga tendenca e qytetit nga sheshi Skënderbej në pjesën e jugore, duke sjellë ujërat, mbetjet, kanalet e ujërave të bardha e të zeza në Lanë. Duke bërë këtë investim, paraprakisht e kemi më kollaj të vazhdojmë me rehabilitimin e shtratit të Lanës dhe shëtitoren nga të dy anët.

Zona midis Lanës dhe rrugës së Kavajës është një zonë ku po shtohet zhvillimi, ndaj duhet të planifikojmë që tani, jo vetëm si të rregullojmë gabimet e së shkuarës, por t’i paraprijmë një qyteti që sa vjen e rritet.

Sot, në qytetin e Tiranës transferohen rreth 20 mijë vetë në vit, pra rreth 50 vetë në ditë, ndaj është shumë e rëndësishme që të planifikojmë jo vetëm si të shmangim problematikat që kemi hasur në të kaluarën nga reshjet, por si planifikojmë për një qytet që është i destinuar vetëm të rritet në kushtet ekonomike që ka Shqipëria, ku Tirana është poli kryesor i biznesit e sipërmarrjes", 
tha kryebashkiaku Veliaj.

Veliaj u bëri thirrje qytetarëve që të vijojnë të paguajnë rregullisht faturat.

Kjo është një zonë model me pagesat ujit. Siç e shikoni, si kurrë më parë, në 25 vite të UKT, çdo qindarkë e qytetarëve hidhet direkt në investime. Brenda një viti kemi shkuar nga 6-7 orë furnizim me ujë në ditë, në 14 orë, ndaj besoj se po të vazhdojmë me këto ritme, në vitet e ardhshme do të shkojmë në 24 furnizim me ujë”, theksoi Veliaj.

Investimi i sistemit të ri të kanalizimeve në zonën e Rrugës së Kavajës, ka për qëllim të zhbllokojë situatën e krijuar në vite, ku sistemi aktual funksionon pjesërisht dhe jep vazhdimisht probleme që çojnë në përmbytje edhe bllokime.

Përveç amortizimit gjatë 25 viteve të fundit, në këtë zonë janë ndërtuar disa blloqe objektesh banimi shumë katëshe, të cilat e kanë rënduar punën normale të këtij kolektori.

[gallery]19987[/gallery]

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com