Punimet e Kongresit PS

Kongresi i Partisës Socialiste është mbledhur për të zgjedhur Asamblenë Kombëtare, miratuar programin si dhe ndryshimet në statut. 1500 delegatë janë mbledhur në sallën e Pallatit të Kongreseve, për të diskutuar dhe miratuar programin e ri si dhe statusin e rinovuar.

DELEGATET PS VOTOJNE PER ASAMBLENE
Punimet në Kongres vazhduan me përshëndetjen e drejtuesve të partive aleate, si Petro Koçi, kreu i PSV91, Skender Gjinushi, i PSD, Spartak Ngjela, e Nard Ndoka, e kreu i PBDNJ-se Vangjel Dule dhe të ftuarve të tjerë. Dhe nëpërmjet një ekrani të madh u përcoll përshëndetja e Internacionales Socialiste, të Partive Socialiste Evropiane ku PS bën pjesë, si edhe një mesazh nga grupi socialist në Parlamentin Evropian.
Pas fjalimit dhe mesazheve përshëndetëse, mbledhja nis punimet me dyer të mbyllura. Për më shumë se dy orë është parashikuar që të diskutohet nga të pranishmit mbi programin e ri politik dhe ndryshimet në statut. Pritet që të ketë diskutime dhe nga deputetët që njihen si pjesë e grupimit të Lëvizjes për Mendimin Ndryshe në PS.

Ora 22. 10 RAMA: KY ISHTE KONGRESI ME I BUKUR I PS
Edi Rama ka përcjell një mesazh në rrjetin social Twitter, për të gjithë fansat e tij. “Ky ishte kongresi më i bukur që kur kam hyrë në PS,” u shpreh Rama. “Por ky është vetëm fillimi një histori të gjatë”. Rama ka komentuar edhe fjalimet e kolegëve të tij. “Fjalimi më i bukur ishte ai i Spartak Ngjelës, fjalimi më njerëzor ishte ai i Pandeli Majkos dhe më i ndjeri ishte fjalimi i Erion Braces,” tha Edi Rama.

Ora 20. 15 BEN BLUSHI: PAS KAOSIT VJEN QETESIA
Ben Blushi u shpreh i kënaqur nga punimet e Kongresit të PS. Sipas tij, PS sot është kthyer totalisht majtas dhe në ide.
“Jam i kënaqur nga ky kongres. Kam arsye të jem i kënaqur se pas 2 vjetësh me konflikte, tani PS është ulur të mendojë”. Pyetjes ironike, nëse i flitet apo jo sot shoferit tw autobusit, Blushi iu përgjigj: “Jo nuk është kjo cështja. kur autobusi merr rrugën e duhur, rrezikojmë pak”.

Ora 19. 30 RAMA: PS NUK PARAGJYKON
“Partia Socialiste nuk ka paragjykime, nuk jemi të ndarë. Kush do të bashkohet me ne le të bashkohet. Duam të realizojmë programin dhe të rilindim Shqipërinë,” tha Edi Rama. “Për investimet e huaja, duhet model i ri ekonomik në profil prodhimi, shtet ligjor që garanton investimin dhe një administratë jo e korruptuar”.

Rreth taksës së sheshtë ai u shpreh se “Taksa e sheshtë nuk ka sjellë asnjë rritje të investimeve”.

Rama theksoi se dhe cështjet e të përndjekurve politikë dhe camëve nuk do jenë cështje elektorale, por përgjegjësi kombëtarë.

Ora 17. 50 ANGJELI: PROGRAMI, NJE MODEL I RI EKONOMIK
Anastas Angjeli u shpreh se qëllimi i Kongresit nuk është të shpërndajë para por të sjellë filozofi për një model më të mirë ekonomik. Më tej ai shtoi se Kongresi do të jetë një Kongres i hapur dhe sugjerimet që do bëhen do jenë në ndihmë jo vetëm të bashkimit të socialistëve, por të krijimit të një aleance për të ardhur në pushtet.

Ora 17. 03 ISLAMI: PS ESHTE NDARE NE 3 GRUPIME
Kastriot Islami deklaroi sot se bashkimi i PS për Edi Ramën është vetëm në letër, pasi në praktikë sulmon cdo mendim ndryshe në parti.

Sipas Islamit në PS tani anëtarët janë ndarë në 3 grupime, mbështetës së Ramës, kritikë të Ramës dhe Kundërshtarë të Ramës.

Islami theksoi se nuk mund të sulmohen kaq rëndë njerëz që kanë punuar për partinë. “Njerëzit që kanë shprehur mendimin ndryshe, jemi njerëz që kemi punuar për PS, e kemi themeluar PS, kemi qeverisur me PS, kemi treguar kapacitetet tona”

Ora 16. 43 MALAJ: DESHTUAM NE PROCESIN E INTEGRIMIT
Arben Malaj ka prezantuar platformën e tij në kongresin e PS. “Dështuam në procesin e integrimit,” u shpreh Malaj. “Sidoqoftë PS mund të jetë dy hapa para cdo partie tjetër”. Malaj është shprehur se shqetësimi kryesor është qeverisja e mirë e vendit dhe modernizimi i partisë socialiste. “Jemi të angazhuar për ardhjen në pushtet të PS,” tha Malaj.

Ora 14. 45 GJINUSHI: BERISHA SI GADAFI 
Skënder Gjinushi Kryetar i PSD tha se “Nëse të majtët do ishin të bashkuar nuk do humbin. Tha se Saliu është më Marksist se Marksi dhe e rreshtoi mes Mubarakut e Gadafit. Nard Ndoka kryetari i PDK tha se “Vendi ynë ka nevojë për alternativë zhvillimi, ka nevojë për opozitë aktive. Sipas tij “Shqipëria është në një krizë identiteti shtetëror”

Ora 14. 30 PETRO KOÇI: TE NDALIM GRINDJET
Petro Koçi kryetar i PSV 91 deklaroi se “Nuk ka demokraci financiare pa demokraci politike dhe akuzoi “Kryeministrin se kontrollohet nga mafia”. Sipas tij “grindjet e vogla aleatëve sollën fitoren e Berishës“ dhe bëri apel për të hequr dorë nga grindjet.


Ora 13. 39 DO HEQIM TAKSEN E SHESHTE
"Taksa e sheshtë është një grabitje e shumicës së dërrmuese”- tha Rama dhe premtoi se këtë barrë do jua heqim. “Kush merr më pak do paguajë më pak, kush merr më shumë do paguajë më shumë”, duke akuzuar kryeministrin se ka ulur taksat për njerëzit e oborrit të tij ndërsa ka rritur taksat për njerëzit e thjeshtë. “ Qeveria po shtrydh të varfërit e fryn të pasurit “- tha Rama „Një deputet që merr 1.4 milionë lekë paguan 140 mijë lekë taksa. Kryeministri nga 220 mijë lekë taksë e ka cuar në 200 mijë, edhe spikerja kuptohet se me atë i ka bërë uljet e taksave. Po Saliu i ka ulur taksat për veten, spikeren dhe ortakët e tij në biznes”

Ora 13. 20 RAMA: EMIGRANTËT DO I GARANTOJME  VOTON
Për emigrantët Rama tha se programi i kushton një vëmendje të vecantë, si asnjë program tjetër partiak. “Programi PS parashikon të drejtën e votës, kudo që ai jeton. Ne do bëjmë cmos që tia garantojmë këtë të drejtë kushtetuese.“

Ora 13. 10 RAMA PËR ISH TË PËRNDJEKURIT
U premtoi falas shërbimet publike për ish të përnbdjekurit politik, njësoj si veteranët e luftës

Ora 13:07 AMBASADORET NDJEKIN ASAMBLENE
Ambasadori i BE-së, ambasadori i SHBA-së, Aleksandër Arvizu dhe Ambasadori i OSBE-së ndjekin asamblenë e PS-së

Ora 12. 58 RAMA: TI LEME MENJANE SHERRET

Lufta me borxhin publik nuk ka vend për beteja meskine, kohërash normale. Izolimi fakttik nga europa në kushtet e stuhisë financiare është e pafalshme. Politika duhet ti dalë zotë dhe të lërë mënjanë sherret, ngrindjet për hesape mirëfilli politike, dhe të zgjidhim cështjen e 1 milionë të papunënve.

Ora 12: 50 RAMA:PROGAMI I VETEDIJES

Rama e quajti programin si program i tre gjeneratave të PS, “është program i refletimeve të thella, i vetëdijes politike për stuhinë që I afrohet këtij vendi për shkak të keqqeverisjes”

Ora 12, 20 PS, RAMA: GABIMET E MIA TE MOS VIHEN NE SHERBIM TE BERISHES

Kryetari i Partisë Socialiste nisi fjalën e tij duke u shprehur se do “flas hapur troc sa të mundem.” edhe atyrë “që më gjykojnë” dhe më sulmojnë”
“Atyrë që më mbështesin u them se sot jam më shumë se kurrë i vendosur të bëjmë shqioërinë ashtu siç i duhet përmes PS. Do jem me ju për të nxitur dallgë të re anëtarësimesh në PS. Për një Shqipëri pa plehra, pa analfabetizëm Do bashkëbisedojmë qytet më qytet me besimin se Shqipëria do të behet bashkë me aleatët e Aleancën”- tha Rama.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar