Punimet për ndërtimin e Unazës së Madhe/ Rama: Një nga vepra që opozita e quajti ‘pun e kryme’ dhe e inauguruan me daulle!

Punimet për ndërtimin e Unazës së Madhe/ Rama: Një nga vepra që opozita e quajti ‘pun e kryme’ dhe e inauguruan me daulle!

Punimet në Unazën e Madhe

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur që të sulmojë opozitën me punimet që po kryen në Unazën e Madhe.

Kreu i qeverisë shkruan se ky projekt, ishte një nga ato punët që qeveria e asaj kohe, sot në opozitë, e cilësoi si të përfunduar dhe e inauguruan, por sipas tij nuk bënë gjë tjetër veçe thelluan borxhin ndaj kompanive.

Unaza e Madhe e Tiranës ishte një nga ato veprat e infrastrukturës që u numëruan si "pun e kryme" pasi u inauguruan me daulle - por pa kokërr leku për investimin e për shpronësimet - dhe krijuan borxhin e radhës ndaj kompanive të përfshira!
Sot kantieri i saj është prej kohësh në punë në pjesën veri-lindore dhe brenda shtatorit, segmenti nga Materniteti i Ri deri në rrethrrotullimin e Shkozës, do të jetë i hapur për qarkullimin e automjeteve duke lehtësuar ndjeshëm trafikun në atë zonë të kryeqytetit.

Ndërkohë vijon puna në lotet e tjera për të bërë të mundur që kjo vepër e rëndësishme të jetë, në një kohë sa më të shpejtë, në dispozicion të kryeqytetasve e të udhëtarëve të shumtë që përdorin çdo ditë infrastrukturën rrugore të Tiranës”, shkruan Rama.

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Numër1: 15/08/2020 01:30

    Ec përpara ,të uroj jetë t'gjatë!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kosovë/ Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa urdhëron KQZ-në të certifikojë Listën Serbe për zgjedhje

Kosovë/ Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa urdhëron KQZ-në të certifikojë Listën Serbe për zgjedhje