Punimet e UKT-së dëmtojnë fiderin, OSHEE: Zona te 'Selvia' dhe rruga e Elbasanit disa orë pa drita

Punimet e UKT-së dëmtojnë fiderin, OSHEE: Zona te 'Selvia' dhe rruga e Elbasanit disa orë pa drita

TIRANË-Të gjithë banorët në zonën pranë ambasadës Amerikane nuk do të kenë energji elektrike, të paktën deri në orën 12:00. Lajmi është konfirmuar nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike dhe shkak ka qenë dëmtimi i një fideri gjatë punimeve të UKT-së në "Rrugën e Elbasanit".

"Në orët e para të mëngjesit, rreth 01:30, është dëmtuar fideri L16 si pasojë e punimeve nga firma e UKT në “Rruga e Elbasanit”, pranë ambasadës USA.Si pasojë e dëmtimit dolën jashtë funksioni 5 kabina në zonën rreth fakultetit Ekonomik dhe dy kabina pranë Selvisë (djegur transformatori).Brigadat e OSHEE janë duke punuar për riparimin e demit, që mund të zgjasë edhe dy orë", njofton OSHEE.

Një situatë e ngjashme është paraqitur edhe disa ditë më parë, ku punimet në rrugën e Elbasanit, në kryeqytet ka pasur luhatje dhe ndërprerje të herë pas hershme të energjisë elektrike në mëngjesin e 6 shtatorit. Një problem i përsëritur ky, me shkëputje njëra pas tjetrës brenda pak minutave duke dëmtuar edhe disa pajisjet elektro-shtëpiake.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë