Stakime të herëpashershme të energjisë elektrike në Tiranë/ Ku të drejtoheni për dëmtimet e pajisjeve elektro-shtëpiake

TIRANE - Për gjatë gjithë mëngjesit të sotëm në kryeqytet ka pasur luhatje dhe ndërprerje të herë pas hershme të energjisë elektrike. Një problem i përsëritur ky, me shkëputje njëra pas tjetrës brenda pak minutave që mbi të gjitha dëmton pajisjet elektro-shtëpiake.

OSHEE thotë se shkak për ndërprerjet e energjisë elektrike është bërë dëmtimi i fiderit 16-20 KV tek Ambasada Amerikane nga kompania e kontraktuar për kolektorin të ujërave të zeza.

"Si pasoje e dëmtimit te kabullit tension i mesëm 20kV fideri L16 nga punimet për hapjen e kolektorit te “Rruga e Elbasanit” kanë mbetur pa energji elektrike zonat rreth “Rrugës së Elbasanit”, fakulteteve, etj", tha në një njoftim zyrtar Operatori i Shperndarjes se Energjise Elektrike.

Zona më problematike për shkëputjen e herë-pas hershme të energjisë është zona pranë stadiumit 'Arena Kombëtare'. Sa i përket dëmeve materiale të shkaktuar tek qytetarët, OSHEE ka thënë se ata mund t'i drejtohen zyrës së shërbimit të klientit, për të bërë ankesat.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • tir: 07/09/2019 11:39

    Qytetaret duhet te demshperblehen per fajin e oshee ose kompania qe prishi fiderin kush demton duhet te paguaje

    Përgjigju
  • sapa: 06/09/2019 14:01

    Ka njeri qe beson se ky vend do behet?nga ta fillosh me pare?

    Përgjigju
  • otto: 06/09/2019 11:10

    Ka çfare te beje zoteria; te demshperblejne te demtuarit, si ne çdo vend te botes. Marredheniet rregullohen me kontrate, paguaj me ofro sherbimin e deshiruar.

    Përgjigju
  • A.n.: 06/09/2019 10:08

    Kerkohet falje dhe demshperblehen viktimat kete duhet te bejne. Por perpara kesaj vete korporata energjitike duhet te kete nje siguracion te stipuluar mbi demet ne rast demtimesh. Ashtu sic detyrohen automobilistet qe te kene nje siguracion, ashtu duhet te kene edhe furnitoret publike (oshe, ujesjelles, providerat tel/internet, etj).

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat