FIER-Vënia në funksion e njërës korsi të autostradës se Fierit ka lehtësuar trafikun e lëvizjeve të mjeteve në rrugën nacionale Fier -Levan dhe brenda qytetit, por ka krijuar një tjetër problem. Gjatë punimeve janë dëmtuar kanalet e sistemit ujitës të tokave bujqësore, duke sjellë probleme serioze për për fermerët e fshatrave që ndodhen përgjatë saj. Ky shqetësim është ngritur nga fermerët e fshatrave Grecalli, Daullas dhe Mujalli.
Sipas tyre, kanalet kryesore janë të tejmbushur me ujë, por ai nuk shkon në parcelat e kultivuara për shkak të dëmtimit të plotë të kanaleve dytësore. Kjo sipas banorëve po çon në tharje të prodhimeve bujqësore pasi mungon uji për vaditje.
"Ujë ka plot, por janë prishur kanalet. Prodhimi po digjet, s'bëhet as misri, asgjë. InshAllah mbaron autostrada dhe të bëhen këto veprat e artit si kanalizimet"
"Autostrada mirë është bërë, por kanalizimet u prishën e nuk kemi ujë për prodhimet. Na janë tharë të gjitha prodhimet. Dhe mbikalim nuk ka, siç e shihni dhe vete rruga është shumë e rrezikshme. Shpresojmë që të bëhen kanalet vaditëse se po na i nxjerrin tokat jashtë funksionimit", shprehen fermerët.
Ata kërkojnë nga autoritet përgjegjëse që gjatë kryerjes së punimeve për përfundimin e autostradës të rishikojë edhe kanalet ujitëse për t'iu rikthyer funksionin e mëparshëm.
B.K./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
42.1%
-
I keq
21.4%
-
As i mirë as i keq
36.5%
Vota total: 126
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Lushnjë/ Mbahet mesha e shenjtë e Krishtlindjeve në Kishën Katolike ‘Pjetri dhe Pali’, marrin pjesë besimtarë të shumtë
24 Dhjetor, 21:51
-
Miratohet buxheti i bashkisë së Fierit, këshilltarët e opozitës bashkojnë votat me PS-në
24 Dhjetor, 15:26
-
Fier/ Përplasen 2 automjetet ‘Benz’ në Levan-Tepelenë, 4 persona përfundojnë të plagosur në spital (VIDEO)
23 Dhjetor, 20:31
-
Moti i keq në Fier, reshjet intensive lënë pa energji elektrike Libofshën dhe rrethinat e saj
23 Dhjetor, 16:29
-
Moti i keq, Fieri përfshihet nga rrebeshet e shiut me erëra të forta! Vështirësohet qarkullimi, probleme me energjinë në Frakull
23 Dhjetor, 10:27
-
Aksident në aksin Fier- Lushnjë/ Makina e forcave ‘Shqiponja’ përplaset me barrierën ndarëse (VIDEO)
22 Dhjetor, 12:23
-
3 muaj në qelinë 6 në Fier, Salianji reagon për mandarinat me pesticide: Vidhen fondet e BE, fermeri në mëshirë të fatit
21 Dhjetor, 12:00
-
Fier/ Morën zhavorr në Lumin e Vjosës, Prokuroria dërgon për gjykim 3 persona
21 Dhjetor, 10:31
-
‘Bankers’ investoi 10 milionë USD për komunitetin në 15 vite! Xiao: Përmirësojmë jetën e banorëve në Patos-Marinzë
20 Dhjetor, 17:17
-
Aksident në Lushnjë, një shofer i plagosur nga karambolimi i dy mjeteve! Shkak dyshohet shpejtësia e veturës
20 Dhjetor, 14:26
-
Fier/ Mashtrim, përndjekje, vjedhje dhe aksident, 4 persona të arrestuar, një në kërkim dhe një tjetër nën hetim! (EMRAT)
20 Dhjetor, 13:45
-
Lushnjë/ ‘Benzi’ përplas 66-vjeçarin me motor në aksin Fier-Shegan - Krutje (EMRI)
19 Dhjetor, 17:50
A ka inxhinjere ky projekt,,,pse i bejne punet kuturu,,,turp....
Përgjigju