Kryeministri Edi Rama ka ndarë disa pamje nga punimet në Galerinë Kombëtare të Arteve në Muzeun Kombëtar të Arteve të Bukura.
Rama shprehet se investimi parashikon dyfishimin e hapësirave ekspozuese, një laborator të avancuar si edhe zgjerimin e hapësirave duke garantuar sigurinë e thesareve artistike.
“Vijon puna për rilindjen e Galerisë Kombëtare të Arteve në Muzeun Kombëtar të Arteve të Bukura, një investim që parashikon dyfishimin e hapësirave ekspozuese, një laborator të avancuar restaurimi dhe zgjerimin e hapësirave të ruajtjes, duke garantuar mbrojtjen dhe sigurinë e thesareve artistike”, shkruan Rama në Facebook.
Rikonstruksioni i Muzeut Kombëtar të Arteve të Bukura nisi në fund të vitit 2021, për shkak të dëmtimeve që pësoi nga tërmeti i fortë që goditi vendin nëntorin e 2019-ës. Pas transformimit, Muzeu Kombëtar i Arteve të Bukura do të jetë një qendër moderne që do të përfaqësojë me dinjitet trashëgiminë kulturore, krijimtarinë dhe potencialin bashkëkohor të artit pamor shqiptar.
Komente










