Në shkollën “Edith Durham”, punimet për rindërtimin e saj po ecin me ritme të shpejta, që çdo detaj i saj të jetë sa më funksional dhe bashkëkohor për nxënësit.

Në pamjet e publikuara nga Kryeministri Edi Rama, duket se shkolla ka marrë formë në mënyrë që të jetë gati sa më shpejt për nxënësit.

“Një tjetër shkollë po merr formë në kryeqytet

Shkolla “Edith Durham”, ku punimet po ecin me ritme të shpejta për ta bërë çdo detaj sa më funksional dhe bashkëkohor për nxënësit”, shkruan Rama në postimin e tij.