Punimet në stadiumin “Qemal Stafa” po kthehen në një makth të vërtetë për banorët e zonës. Përveç zhurmave që nuk ndalen përgjatë gjithë natës, tashmë atyre u duhet të përballen edhe me një sërë problemesh të tjera që po u cenojnë seriozisht aktivitetin e përditshëm. Nga punimet që po kryhen atje, janë dëmtuar linjat telefonike, pa asnjë paralajmërim nga firma. Ndërsa së fundmi, është dëmtuar edhe linja e internetit.
Ndonëse këto punime nuk paraqesin ndonjë emergjencë kombëtare, janë mjaft intensive përgjatë 24 orëve dhe po kthehen në një shqetësim serioz për zonën. Pa asnjë njoftim mbi oraret, mbi dëmtimin e linjave telefonike dhe të internetit apo të bllokimit të rrugëve këto punime po ndikojnë gjithashtu edhe në dëmtimin e imazhit të kryeqytetit. Fare pranë stadiumit gjenden dy prej hoteleve më të rëndësishme në Tiranë, të cilat shërbejnë jo vetëm për akomodimin e turistëve dhe delegacioneve të huaja, por edhe për konferenca, simpoziume, e aktivitete të tjera të rëndësishme. E, megjithatë, askush nuk mban përgjegjësi për këtë situatë të krijuar javët e fundit...
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO