Në Unazën e Madhe të Tiranës vijojnë punimet në lotet e saj dhe me përfundimin e tyre do të lehtësohet trafiku dhe shkurtohen distancat për mjetet që kalojnë tranzit në kryeqytet, apo lëvizin nga periferia jashtë tij.
Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjete sociale momente nga punimet në Unazën Verilindore, loti 2 duke thënë se ka nisur montimi i trarëve. Këto punime pritet të përfundojnë brenda muajit korrik.
Aktualisht punimet janë në fazën e zbatimit të dy segmenteve që plotësojnë Unazën e Madhe të Tiranës, pjesën nga rrethrrotullimi “Shqiponja” te Bulevardi i Ri dhe aksin nga Bulevardi i Ri në Shkozë.
Në këtë aks parashikohet të ndërtohen vepra arti dhe rrugë dytësore të cilat do të lidhin unazën me zona të tjera të kryeqytetit.
Unaza e Madhe e kryeqytetit përbën një segment prej 27 kilometrash të gjatë. Përfundimi i saj në vitin 2023 lehtëson trafikun brenda Tiranës, ndërsa e lidh kryeqytetin me të gjitha rrugët dalëse kombëtare. Kjo unazë do të jetë në shërbim të të gjithë automjeteve, të cilat aksesojnë Tiranën nga të gjitha hyrjet jashtë qytetit, si nga Rruga e Arbrit, ashtu edhe nga rruga Tiranë-Elbasan apo Tiranë-Durrës.
Megjithe ate investim tek sheshi Shqiponja, trafiku ishte me keq se pa bere investimin Hidhen leke e trafiku me keq
Përgjigju