Punimet për aeroportin e Vlorës nisin 5 ditë përpara zgjedhjeve, Balluku: Nga 28 marsi, fillojnë edhe fluturimet Tiranë-Dubai

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka organizuar një takim informues mbi zhvillimet në aviacionin civil në mënyrë të veçantë vënien në funksion të aeroportit të Kukësit, mbylljen e procedurave për ndërtimin e aeroportit të Vlorës dhe ndryshimin e kontratës së koncensionit  për aeroportin e  Rinasit. Në këtë takim kanë marrë pjesë përfaqësues nga Aviacioni Civil, ALBCONTROL dhe Drejtoria e Përgjithshme e Politikave dhe Zhvillimit të Infrastrukturës dhe Territorit, pranë MIE.

Në nisje të fjalës së saj, ministrja Balluku theksoi se tashmë sektori i aviacionit në Shqipëri ndodhet në një moment shumë të rëndësishëm ku janë duke u zbatuar disa projekte shumë të rëndësishme. 

“Në këto momente jemi duke pritur të përfundojnë afatet përsa i përket aeroportit të Vlorës, afatet ligjore të ankimimeve dhe më pas do të jemi të gatshëm për të nisur negocimin e kontratës, të cilën siç e kemi deklaruar duke qenë se kriteret e kësaj gare kanë qenë mjaft të detajuara do të jetë një kohë e shkurtër, jo më shumë se 30 ditë, përsa i përket negocimit të kontratës dhe më pas do të kalojmë në firmosjen e saj. Ndërkohë që në aeroportin e Kukësit kemi bërë testet e para përsa i përket procedurës së ulje-ngritjeve. Janë në faza përfundimtare si pista ashtu edhe terminali dhe ndërkohë çfarë është e rëndësishme dhe duket theksuar kemi nisur nga puna prej kohësh, por tani jemi në finalizim edhe të hapave që duhet të hedhim përsa i përket garës së aeroportit të Sarandës që siç kemi thënë kemi vendosur që t’a përmbyllim dhe të nisim këtë garë vetëm në momentin e firmosjes së marrëveshjes për aeroportin e Vlorës”, bëri të ditur Balluku.

Përballë këtij zhvillimi, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë e vuri theksin tek rëndësia e rritjes së kapaciteteve të burimeve njerëzore në aviacion duke ndërmarrë veprime konkrete në këtë drejtim.

“Duhen shtuar kapacitetet njerëzore në fushën e aviacionit pasi shumëfishimi i aeroporteve apo ngritja e kësaj kompanie të re ajrore, që ne e dimë shumë mirë që është bërë një punë e madhe për të identifikuar stafet të cilat punojnë, por sigurisht ne nuk kemi pilotët shqiptarë akoma. Kemi djem dhe vajza, që kanë studiuar jashtë dhe punojnë jashtë, por që do ishte shumë mirë që ata të ktheheshin dhe të bëheshin pjesë e këtyre zhvillimeve të aviacionit civil dhe sigurisht një nga planet që ne kemi dhe që është shumë i rëndësishëm është fillimi i ngritjes së kapaciteteve të para. Unë do të vazhdoj me këmbëngulje t’a bëj duke e diskutuar dhe me kolegen time, Ministren e Arsimit që do të ishte mirë që në Universitetin Politeknik të Tiranës ne tashmë, për shkak të të gjitha këtyre vende të punës që do krijohen në fushën e aviacionit, të fillonim dhe të kishim një degë të dedikuar për aviacionin”, tha Balluku.

Eltar Deda, drejtori i Përgjithshëm i Politikave dhe Zhvillimit në Fushën e Infrastrukturës dhe Territorit, në Ministrinë e Transporteve deklaroi sot se në "20 prill fillojnë punimet për aeroportin e Vlorës".

Ministrja njoftoi gjithashtu se duke nisur nga data 28 Mars do të nisin fluturimet direkt, dy herë në javë, nga Dubai në Tiranë.

 “Çdo të enjte dhe çdo të diel do të ketë fluturime direkte nga Dubai për në Tiranë duke akomoduar kështu kërkesën e tregut, e cila është në rritje nga të gjithë informacionet që vijnë nga agjencitë e udhëtimeve, për sa i përket shqiptarëve që kërkojnë të shkojnë në Dubai, por gjithashtu do t’i shërbejë edhe pasagjerëve nga Dubai për të ardhur në Tiranë,  duke e lidhur kështu dhe me zhvillimet e tjera që do kemi në industrinë e turizmit dhe ndërtimit”, u shpreh Balluku.

Përfaqësues të Aviacionit Civil, ALBCONTROL dhe ata të MIE në raportimet e tyre bënë një panoramë të plotë sa i takon punimeve në aeroportin e Kukësit si dhe afatet për vendosjen në funksion të tij, vijimin e procedurave sa i takon ndërtimit dhe operimit të aeroportit ndërkombëtar të Vlorës, por edhe ndryshimet që pritet të ndodhin në aeroportin e Rinasit me ndryshimin e koncensionarit.

Një tjetër lajm i mirë që dha më tej Balluku është se “duke nisur nga data 28 mars, nisin fluturimet direkt, dy herë në javë, Tiranë-Dubai nga kompania Flydubai”. Linja ajrore me bazë në Dubai, Flydubai, do të operojë dy herë në javë, të Enjteve dhe të Dielave, me një Boeing 737.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja