Nga dita e sotme shesh parkimi publik  "Eco Parking" pranë Sheshit Italia  do të ndalojë funksionimin përgjatë 1 viti si shërbim parkim publik me pagesë.
 
Agjencia "Tirana Parking" njoftojë se "Për shkak të punimeve që po zhvillohen te Stadiumi "Qemal Stafa", nga dita e sotme datë 31/07/2016 Shesh Parkimi Publik  "Eco Parking" pranë Sheshit Italia  do të ndalojë funksionimin përgjatë 1 viti  si shërbim Parkim Publik me Pagesë.
 
Shërbimin më të afërt të  Shesh Parkimit Parkimit Publik me Pagesë, qytetarët mund ta gjejnë pranë  Stadiumit "Selman Stermasi", si dhe në rrugët kryesore të përcaktuara për Parkim Publik me Pagesë"mbyllet njoftimi.

Sheshi Italia u rikonstruktua dhe para një viti u kthye në parkim me pagesë për qytetarët e Tiranës.


d.b/shqiptarja.com