Punimet për Teatrin e ri Kombëtar, Rama ndan fotot nga projekti: Gur i çmuar që i shtohet gjerdanit të veprave moderne të Shqipërisë
Projekti i Teatrit Kombëtar
TIRANË- Punimet për Teatrin e Ri Kombëtar kanë nisur, ndërsa kryeministri Edi Rama ka ndarë ditën e sotme fotot nga projekti. Përmes një postimi në rrjetin social ‘Facebook’, Rama shkruan se teatri i ri është një gur i çmuar në gjerdanin e veprave moderne që i shtohet vendit tonë.
“Mirëmëngjesi dhe me të ardhmen që nisi të ndërtohet për teatrin e ri kombëtar, si një tjetër gur i çmuar në gjerdanin e veprave moderne të Shqipërisë që duam për fëmijët tanë, ju uroj një ditë mbarë”, shkruan Rama.
Punimet për teatrin nisën një ditë më parë, ndërsa do të quhet ‘Zemra e Tiranës’. Projekti i Teatrit është ideuar nga arkitekti danez Bjarke Ingels, një vepër arkitektonike e shekullit XXI, që do të mirëpres artëdashësit nga marsi i vitit 2025. Ndërtesa e re do të ketë formën e një Fjongo që ndan qartazi 3 hapësirat apo zonat funksionale të një teatri: Front of House, apo zona ku ndërveprojnë vizitorët me të gjithë hapësirat e nevojshme si holli, foyer, black box; Back of House, zona e përshtatur për ambientet administrative, teknike, dhe hapësirat e nevojshme për aktorët dhe qendra apo lidhja e te dyjave me sallën kryesore të teatrit; Salla Kryesore në Qendër. Për shkak të formës së objektit krijohen 4 hapësira kryesore performimi me 1,514 ulëse. Puna për teatrin e ri ka nisur pasi u shpall kompania fituese Agi Cons dhe Re-Is. Tenderi kushtoi 1 miliard e 840 milionë lekë.
Me nisjen e punës për hapjen e themeleve të Teatrit të ri Kombëtar, u vendos në mënyrë simbolike guri i të themelit për këtë vepër arkitektonike mbresëlënëse të Tiranës së shekullit XXI. Teatri i Ri, do t’u shërbejë me kushtet më optimale aktorëve e spektatorëve, po edhe do të hyjë me dinjitet në radhën e objekteve më të mira të të njëjtit lloj në Europë.
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A duhet ti jepet Bashës një shans tjetër për të drejtuar PD-në?
-
Po
44.2%
-
Jo
50.6%
-
Nuk e di
5.1%
Vota total: 4178
Lajme të tjera
-
Zyrtarë të arrestuar, Rama-socialistëve: Mos lejoni që një dru i shtrembër tju cenojë! Shumë shpejt mbyllim zyrat e Kadastrës
5 Qershor, 17:40
-
U shpallën kampionë, Veliaj pret djemtë e volejbollit dhe basketbollit: Ekipi që sjell kupë apo medalje në Tiranë shpërblehet me premio
5 Qershor, 17:33
-
Dita Botërore e Mjedisit, nis pastrimi i bregdetit në Vlorë! Nxënësit pastrojnë vijën liqenore të Fierzës! Rama: Gati për të pritur turistët
5 Qershor, 15:50
-
Emigrantët shqiptarë në Britani, Rama kritikon Sunak: E shpiku dramën për përfitime politike! E mjerueshme, lë shije të keqe
5 Qershor, 14:57
-
Veliaj falenderon banorët e Njësisë 12 dhe Dajtit: Fitorja erdhi sepse punojmë çdo ditë sikur të jetë fushatë
5 Qershor, 14:11
-
Nëpër rrugët e Tiranës, arrestohen 16 shoferë të dehur brenda një jave! Mbi 3300 gjobiten
5 Qershor, 13:01
-
EKSKLUZIVE/ Momenti i përplasjes fatale në Bërxullë ku vdiq 10 vjeçari! REPORT TV sjell videon e aksidentit tragjik, makinat me shpejtësi skëterrë
5 Qershor, 12:56
-
Hapen aplikimet për praktikat e punës në administratë dhe institucione, ja si mund të aplikojnë të rinjtë! Muzhaqi: Bëhuni pjesë
5 Qershor, 08:08
-
Rama ndan fotot nga festivali i 'UNUM' në Shëngjin: Marrin pjesë 95 artistë ndërkombëtarë dhe mbi 20 mijë të rinj nga e gjithë bota
4 Qershor, 22:20
-
Diplomaci e puthjeve… Pse sjellja e z.Rama në samitin e Moldavisë, nuk është as e papritur, as e habitshme
4 Qershor, 21:18
-
Basha: Berisha i shqetësuar nga rikthimi im! Ish deputeti demokrat i bën thirrje: Kafsho 'ujkun'! Duhej ta kishe bërë në 2013, por dhe tani na ke prapa
4 Qershor, 18:58
-
Mbante me vete drogë dhe ekstazi, arrestohet 25-vjeçarja në Tiranë! Në banesë iu gjet dhe një armë
4 Qershor, 13:33
fantastike
Përgjigju