Kryeministri Edi Rama thotë se Tirana është e braktisur nga kryetari i bashkisë Lulzim Basha. Në një postim në rrjetin social Twitter, ndërsa publikon një foto nga punimet në sheshin Nënë Tereza, Rama shkruan se Tirana është e braktisur nga kryebashkiaku me kot i historisë se kryeqytetit.  
 
“Vazhdon shkulja e çibanëve nga kërthiza e Tiranës se braktisur prej kryebashkiakut me kot të historisë se kryeqytetit”, shkruan Rama në Twitter. Punimet për restaurimin e godinave qendrore në sheshin Nënë Tereza, i trotuareve, si dhe rikthimi i ndriçimit dhe gjelbërimit po vijojnë me ritme të shpejta.

Përzgjedhja e Shqipërisë dhe pikërisht e sheshit në fjalë si vendi nga ku Papa Françesku do të mbajë meshën e shenjtë ka vënë në lëvizje një pjesë të madhe të institucioneve për t’i rikthyer këtij sheshi shkëlqimin e dikurshëm.

Më 21 shtator në orën 11, i gjithë sheshi do të jetë i mbushur me besimtarë por edhe me mijëra gazetarë e pelegrinë të cilët do të dëgjojnë nga afër meshën e shenjtë të Papa Françeskut.

Për 11 orë, shenjtëria e tij do të qëndrojë në Shqipëri. Në agjendë janë parashikuar takime me përfaqësuesit më të lartë të shtetit, si dhe me krerët e komuniteteve fetare në vend.



rama twitter



































 
Në një tjetër postim në Twitter, kryeministri Rama ka hedhur dy foto të reja ku dallohet qartë ndryshimi i një pjesë të sheshit Nënë Tereza.  Sipas shefit tw qeverisw tani nis menjëherë restaurimi i pabëre prej 70 vjetësh dhe ky xhevahir i trashëgimisë do të rifitoje shkëlqimin e vet.



rama twitter



















Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)