ELBASAN – Një sasi prej 9 kilogramë heroinë është sekuestruar në banesën e një biznesemeni nga qyteti i Elbasanit, ndërsa janë gjetur edhe makineri mes së cilave biznesmeni përziente drogën.

Në sajë të operacionit të policisë të koduar“Punishtja” është vënë në pranga 45-vjeçari Abdyl Muasaagaj, lindur dhe banues në Elbasan ndërsa janë shpallur në kërkim edhe disa shtetas të tjerë, emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur për arsye hetimi. Sasia e madhe e heroinës, sipas oficerëve të policisë anti-drogë, kishte si burim origjine Rusinë.

Ndërkaq, në shtëpinë e biznesmenit elbasanas janë gjetur edhe makineri presuese dhe ngjeshëse, të cilat ishin gati për përdorim të brendshëm. Me këto makineri i akuzuari e shtonte sasinë e heroinës me përzierës duke e rritur peshën e saj.

Të akuzuarve u janë sekuestruar makina tip Benz me targa TR 0308 L, dhe katër aparate celularësh.

Policia e Elbasanit vazhdon hetimin edhe ndaj personave të tjerë të implikuar në këtë çështje kriminale.

heroine elbasan
Foto: Droga e sekuestruar

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)