Punonin si sekserë/ 2 mijë € për të ndikuar tek gjyqtarët e prokurorët, gjykata e Durrësit le në burg avokatin dhe policin

 Punonin si sekserë/ 2 mijë € për të ndikuar tek gjyqtarët e prokurorët, gjykata e Durrësit le në burg avokatin dhe policin

Gjykata e Durrësit

Gjykata e Durrësit ka vendosur sot masën e arrestit me burg për policin Haki Dyli dhe avokatin Devis Qana, të cilët pas përgjimeve, dyshohet se u merrnin qytetarëve deri në 2000 euro, me premtimin se do ndikonin tek gjyqtarët dhe prokurorët për çështje të ndryshme.

Ndërkohë është zhvilluar me dyer të mbyllura seanca gjyqësore për të caktuar masën e sigurisë në ngarkim të policit Haki Dyli 60-vjeç dhe avokatit Devis Qana 40-vjeç nga Tirana. Ndërsa prokurori Afrim Shehu, kërkoi arrest me burg për të dy personat e lartpërmendur, gjë që u pranua edhe nga gjyqtari i seancës, Petraq Curri.

Mbi këta persona rëndon akuza e: Ushtrim ndikimi të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike. Ndërkohë Gjyqtari Curri mori në administrim dosjen me provat materiale, ku më kryesoret janë përgjimet ndaj 2 të arrestuarve.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Nga ulja 30% e taksës mbi ndërtesën, pezullimi i financimit të inceneatorit/ Teliti prezanton 27 amendimet e PD për buxhetin e Tiranës

Nga ulja 30% e taksës mbi ndërtesën, pezullimi i financimit të inceneatorit/ Teliti prezanton 27 amendimet e PD për buxhetin e Tiranës