TIRANE- Projektligji i propozuar nga Ministria e Brendshme “Për Azilin” është bërë objekt debatesh mes deputetëve të Komisionit të Sigurisë dhe përfaqësuesve të ministrisë. Komisioni i Sigurisë ka marrë dje nën shqyrtim vetëm ato nene për të cilat është dhënë dakordësia nga Komisioni i Ligjeve, i cili është duke e shqyrtuar në tërësi si ligj.