Punonjëset e seksit në Shqipëri edhe pse ushtrojnë një punë ilegale, ato enden në rrugët e Tiranës. Kodi Penal ka një sërë sanksionesh për punonjësit e seksit, për pornografinë, për ata individë që lëshojnë ose mbajnë ambiente me qera për ushtrimin e prostitucionit.
 
Prostitucioni cilësohet si profesioni më i vjetër i botës. Disa vende e kanë legalizuar dhe disa të tjera, ndër të cilat dhe Shqipëria, nuk e kanë lejuar të zbatohet në mënyrë legale.
 
Në qendrën “Aksion Plus” zhvillohen disa orë të veçanta me punonjëset e seksit nën drejtimin e psikologes Elona Çelanji ku ato bashkëbisedojnë për punën e tyre ilegale në rrugët e Tiranës.

Me keqardhje për veten e tyre dhe me peshën e paragjykimit të profesionit, ato tregonin në një orë me psikologen, vështirësitë që hasin çdo natë në rrugët e Tiranës.

Në mesin e tyre ishte dhe një djalë, Spartaku, i cili me ndrojtjen që e karakterizonte, tregonte vështirësinë e punës në përballje me policinë. Shpesh, ai kapej nga policia dhe dilte të nesërmen duke vazhduar përsëri profesionin e tij si punonjës seksi.
 punonjeset e seksit

Me lot në sy dhe me peshën ndër supe të moshës së saj të vjetër që vazhdonte të punonte si prostitutë në vendin e saj të cilin e cilësonte “tek lulishtja”, ishte Tatjana. 60- vjeçarja rrëfeu për mikrofonin e A1 Report shkakun pse vazhdonte ende të punonte si punonjëse seksi në atë moshë.

“Është e vetmja zgjidhje ku unë mund të siguroj bukën e gojës”, u shpreh ajo.
 
Ajo tha se kishte të bënte me njerëz të ndryshëm të cilët mund të ishin dhe të dhunshëm. Mirpo, në pamundësi për të gjetur një zgjidhje tjetër për të vazhduar jetën e saj, edhe pse e sëmurë nga koka, ajo punonte ende si prostitutë.

punonjeset e seksit

“Jemi njerëz pa vlerë fare”, shprehet Tatjana. Ajo i siguron klientët e saj në rrugë, të cilët e paguanin nga 10- 12 mijë lekë të vjetra.  

Psikologia Elona Çelanji, e cila mblidhte në tryezën e saj punonjëset e seksit për t`i dhënë këshilla për parandalimin e sëmundjes së SIDA-ës dhe duke dëgjuar historitë e ndryshme i bënte ato të ndiheshin të çliruara nga ankthi i ditëve dhe netëve të vështira që kishin hasur.

Por në fakt, shumë vende në Evropë, apo edhe në SHBA, prostitucionin nuk kanë arritur ta disiplinojnë si duhet: dikush e ndalon, dikush e toleron e dikush ka sanksionuar legalizimin absolut.

Bie në sy fakti se në disa shtete kanë një farë shtrëngimi, përjashto Hungarinë. Jo më kot aty është përqendruar edhe prodhimi i filmave pornografikë evropianë, pasi ka kosto të ulët.

Austri: Ushtrimi i prostitucionit lejueshëm nëpër shtëpi publik, teksa tolerohet edhe në rrugë.

Belgjikë: Ndalohen shtëpitë publike, apo shfrytëzimi. Tolerohen klubet dhe vitrinat nëpër rrugë.

Bullgari: Ndalohet shfrytëzimi dhe përfshirja në prostitucion.

Francë: Shtëpitë janë mbyllur në vitin 1946 me ligjin “Marthe Richard”, mirëpo nuk konsiderohet krim prostituimi i adultëve nëpër rrugë. Sipas rregullave të reja, prostitucioni cilësohet aktivitet, që dhunon qetësinë dhe rendin publik. Prandaj ka sanksione për shfrytëzuesit e klientët.

Gjermani: Nga viti 2002, seksi me pagesë është punë me titull të plotë dhe janë të regjistruara rreth 400 mijë punëtore seksi. Një normë parashikon sigurim shëndetësor për prostitutat, dëmshpërblim në rast papunësie dhe pension. Shtëpitë publike janë të ligjshme, shfrytëzimi jo.
punonjeset e seksit




















Greqi: Prostitutat duhet të regjistrohen në regjistra të posaçëm e të kalojnë vizita të rregullta mjekësore.

Irlandë: Prostitucioni është krim, ndërsa klientët dhe ata që e praktikojnë rrezikojnë nga gjobë deri në burg.

Itali: Ndalohen shtëpitë publike. Ndëshkohet shfrytëzimi dhe detyrimi. Por prostitucioni nuk është krim.

Holandë: Prostitucioni është i ligjshëm mbi 18 vjeç, por është e nevojshme të kesh rezidencë brenda vendit. Nga viti 2000, prositutat ushtrojnë aktivitetin në shtëpi publike nëpër lagjet e posaçme, të ashtuquajtura “me drita të kuqe”.

Britani e Madhe: Prostitucioni s’është krim. Ndalohet shfrytëzimi në vendet publike. Prej kohësh po studiohet hapja e zonave të posaçme nëpër qytete.

Republika Çeke: shtëpitë e mbyllura janë të ndaluara me ligj, por faktikisht tolerohen. Ndëshkohet shfrytëzimi.

Rumani: Prostitucioni është i paligjshëm. Madje një marrëveshje me Austrinë u ndalon femrave rumune ta ushtrojnë aktivitetin në atë shtët.

Spagna: Nga viti 1995, prostitucioni është i ligjshëm. Ndalohet ushtrimi në rrugë dhe ndëshkohet shfrytëzimi. Në të gjithë vendin ekzistojnë rreth 1400 të ashtuquajtur “puticlub”, ose bordello të ligjhme.

Suedi: Nga viti 1999, prostitucioni është i paligjshëm. Dënohen klientët me gjoba e burg. Përndiqen shfrytëzuesit dhe pronarët e “shtëpive publike”.

Hungari: Prostitucioni është legalizuar që nga viti 1992. Kush praktikon duhet t’u nënshtrohet kontrolleve mjekësore. Ndëshkohet shfrytëzimi.

SHBA: Në të gjithë shtetet e atjeshme, shitja dhe blerja e shërbimeve seksuale është e paligjshme. Përjashtim bëjnë Nevada dhe Rhode Island, ku prostitucioni është i ligjshëm.

Redaksia Online (m.z/shqiptarja.com)