Përgjegjëesi i Zyrës së Strehimit në Bashkinë Korçë, Vasillaq Thimo, është dërguar për gjykim nga prokuroria e Korçës, nën akuzën e “korrupsionit pasiv”.

Ai akuzohet se i ka marrë 200 mijë lekë shtetases Diana Kuqidhis, me qëllim që t’i siguronte asaj të drejtën e strehimit.
 
Edhe kjo e fundit është dërguar për gjykim nga prokuroria nën akuzën e “korrupsit aktiv”.
 
Kuqidhis ia ka dhënë këto para Thimos dhe pasi ka pritur për një kohë të gjatë dhe nuk ka marrë të drejtën e strehimit, i ka kërkuar të atij që t’i kthente shumën e parave të dhëna paraprakisht, bëjnë me dije burime zyrtare ngë prokuroria.
 
Thimo, i gjendur nën presion nga persona të afërt të të pandehurës Kuqidhis, ka dorëzuar një kallëzim penal ndaj saj, me pretendimin se po i ushtronte presion për t’i marrë në mënyrë të padrejtë para.
 
Por, nga hetimi i Prokurorisë së Korçës, rezultoi se Përgjegjësi i Strehimit në Bashki i kishte marrë të pandehurës shumën e parave dhe kallëzimin për “gjobvënie” ndaj tij, ai e kishte bërë fiktiv.
 
Hetimi ndaj të pandehurit Thimo u zhvillua fillimisht nën masën e sigurisë “arrest me burg”, vendosur nga Gjykata e Rrethit Korçë. Ky vendim u ndryshua më pas nga Gjykata e Apelit Korçë, e cila vendosi ndaj tij masën “detyrim për paraqitje”.
 
Redaksia Online
(m.b/shqiptarja.com)