Punonjësit e administratës në
KZAZ, Mandija: Asnjë pengesë 

Punonjësit e administratës në<br />KZAZ, Mandija: Asnjë pengesë 
Asnjë pengesë nuk ka për angazhimin e punonjësve të administratës shtetërore për t’u bërë pjesë e administrimit të zgjedhjeve në komisionet e niveleve të dyta e të treta.
 
Ky është konfirmimi që vjen nga zyra e zëvendëskryeministres Ledina Mandija, duke iu referuar shqetësimit të shfaqur para pak ditësh nga LSI në komisionin qëndror të zgjedhjeve por edhe lajmeve që ministrat teknik po bëhen pengesë për këtë punonjës.
 
Në një deklaratë të shpërndarë për mediat thuhet se jo vetëm nga ana e ministrave teknik, por asnjë ministër nuk ka dhënë urdhër për të penguar angazhimin e këtyre personave si Komisionerë në KZAZ.
 
“Vendimi i Këshillit të Ministrave nr.473, datë 1.06.2017, në pikën 5, përcakton qartë dhe saktë se punonjësi i administratës ka te drejte të angazhohet si komisioner ne KZAZ, KQV dhe në grupet e numërimit të votave”.
 
Përmes kësaj deklarate zëvendës kryeministrja Mandija u bën thirrje të gjithë punonjësve të administratës, të cilët ndeshen me pengesa të kësaj natyre të adresojnë shqetësimin pranë zyrës së zv.kryeministrit dhe ministrive të linjës.
 
Nga ana tjetër zëvendës kryeministrja u bën thirrje titullarëve të institucioneve të mos paraqesin pengesa për punonjësit, të cilët janë të angazhuar si komisionerë zgjedhorë.


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Nga largimi i të rinjve, rrezikojmë të mbetemi edhe pa fuqi punëtore. Për bizneset, zgjidhje mbetet rritja e pagës mesatare në 1 mijë euro

Nga largimi i të rinjve, rrezikojmë të mbetemi edhe pa fuqi punëtore. Për bizneset, zgjidhje mbetet rritja e pagës mesatare në 1 mijë euro