Punonjësit e administratës gjyqësore të gjykatave kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, punonjësit e administratës të Prokurorisë së Posaçme dhe punonjësit e administratës të Byrosë Kombëtare të Hetimit u nënshtrohen disa kushteve të posaçme. Ata janë të detyruar të bëjnë deklarim financiar vjetor në Inspektoratin e Lartë për Deklarimin dhe Kontrollin e Pasurive dhe Konfliktin e Interesit. Mosdeklarimi ose deklarimi jo i plotë apo i rremë përbën shkak për pezullim të menjëhershëm dhe shkarkim të mundshëm.