Punonjësi i dyqanit kapet në video duke vjedhur biletën fituese 1 milion dollarë të klientit në SHBA

Punonjësi i dyqanit kapet në video duke vjedhur biletën fituese 1 milion dollarë të klientit në SHBA

Bileta e lotarisë

Punonjësi i një dyqani të një karburanti në shtetin amerikan të Tennessee, është regjistruar nga kamerat e sigurisë duke i vjedhur klientit një biletë fituese lotarie me vlerë 1 milionë dollarë, ndërsa tentonte ta bindte se nuk kishte fituar.

Fituesi i  paidentifikuar publikisht, raportohet se kishte blerë disa bileta llotarie me gërvishtje nga punonjësi 23-vjeçar Meet Patel dhe më pas ia dha atij për t’i kontrolluar në kompjuter, shkruan CNN.

Patel i kishte thyer klientit një biletë që kishte fituar $40, ndërsa nuk i tregoi se tjetra kishte fituar çmimin 1 milionë dollarë.

Fillimisht ai e hodhi atë mbi koshin e mbeturinave dhe e mori më vonë për të shkuar në qendrën e llotarisë që të tërhiqte paratë.

“Kur ata e morën në pyetje punonjësin e kuptuan se kishte gjëra që nuk përputheshin, teksa gjithçka u bë e qartë nga kamerat e sigurisë”, tha hetuesi për mediat.

Fituesi biletës, një familjar nga Tennesse, pret të marrë tashmë çmimin, ndërsa Patel po mbahet në burgun e Rutherford i akuzuar me vjedhje fitimesh.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë