Punonjësi i OKB vihet nën hetim për vdekjen e ambasadorit italian në Kongo

Punonjësi i OKB vihet nën hetim për vdekjen e ambasadorit italian në Kongo

Ambasadori Luca Attanasio

Një punonjës i Kombeve të Bashkuara është vënë nën hetim nga prokuroria italiane pas vrasjes së ambasadorin të Italisë në Republikën Demokratike të Kongos dhe dy personave të tjerë, ka konfirmuar një burim pranë gjyqësorit të mërkurën.

Punonjësi, emri i të cilit nuk bëhet publik, është shtetas kongolez dhe punon për Programin Botëror të Ushqimit të OKB-së. Ai është nën hetim pasi dyshohet se nuk ka marrë masa të mjaftueshme për të parandaluar sulmin fatal që ndodhi në 22 shkurt.

Ambasadori Luca Attanasio, truproja i tij Vittorio Iacovacci dhe shoferi i tyre Mustapha Milambo u rrëmbyen dhe më pas u vranë në një rrugë në Kongon lindore, ndërsa po shkonin për të vizituar një projekt humanitar të OKB-së në një shkollë aty pranë.

Në këtë segment rrugor nuk kishte nevojë për eskorta të armatosura për agjencitë e OKB, sipas përcaktimeve që kryhen nga Departamenti i Sigurisë së OKB.

Megjithatë, numri i persinave të rrëmbyer në shkëmbim të parave në këtë zonë është dyfishuar gjatë vitit të fundit dhe mediat italiane kanë vënë në dyshim pse siguria nuk u përforcua për udhëtimin e Attanasio.

Prokurorët italianë kanë nisur hetimet mbi vrasjen dhe se fundmi kanë marrë në pyetje disa anëtarë të stafit të OKB. Vendosja nën hetim nuk nënkupton fajësinë dhe nuk do të thotë se padyshim do të ngrihen akuza, raporton Reuters.

Nëndrejtori i komunikimit pranë OKB, Greg Barrow, tha se agjencia me bazë në Romë po bashkëpunonte me dëshirë për hetimet mbi sulmin.

"OKB shpreson që autorët e kësaj vepre të keqe kriminale do të sillen me shpejtësi para drejtësisë," tha ai.

Ambasadori Luca Attanasio në Kongo u vra gjatë një sulmi me armë ndaj autokolonës së Kombeve të Bashkuara më 22 shkurt. Në një deklaratë të shkurtër, ministria e jashtme Italiane njoftoi se Luca Attanasio dhe oficeri, i quajtur Vittorio Iacovacci u vranë në Goma. Në makinë kishte pesë persona shoferi vdiq pasi u qëllua me disa plumba dhe dy të tjerët humbën jetën në spital. Attanasio kishte përfaqësuar Italinë në Republikën Demokratike të Kongo-s që nga viti 2017. Ai u bashkua me shërbimin diplomatik në 2003 dhe më parë shërbeu në Marok dhe Nigeri.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Gjendet trupi i rabinit të zhdukur Zvi Khogan, ministri izraelit i Mbrojtjes: Përgjegjësit e këtij akti kriminal të paguajnë për veprimet e tyre

Gjendet trupi i rabinit të zhdukur Zvi Khogan, ministri izraelit i Mbrojtjes: Përgjegjësit e këtij akti kriminal të paguajnë për veprimet e tyre