Në orën 10:00 kanë mbërritur në ambientet e gjykatës së Kukësit katër personat e arrestuar, mes tyre tre punonjës të bashkisë dhe një militant opozitar. Jashtë gjykatës ndodhen familjarët e të arrestuarve që nuk i kanë ndaluar thirrjet 'Rama ik', ndërsa edhe militantët e PD-së me në krye kryebashkiakun Bashkim Shehu janë në mbështetje të të arrestuarve. Në momentin që të arrestuarit zbritën nga makina e policisë për të hyrë në gjykatë, militantët e opozitës dëgjohen duke u dhënë mbështetje 'mos e vrisni mendjen, do të dilni'.
Lajmi kryesor: