Punonjësit e hotelit në Paris gjejnë një unazë diamanti në fshesën me korent me vlerë marramendëse

Punonjësit e hotelit në Paris gjejnë një unazë diamanti në fshesën me korent me vlerë marramendëse

Hotel Ritz në Paris, Francë

Humbja e një unaze me vlerë 750 mijë euro shkaktoi shqetësim në hotelin Ritz në Paris. Pyetjet nëse ishte një grabitje e planifikuar me përpikmëri apo thjesht një pakujdesi shqetësoi edhe policinë.

The Guardian raporton se një kliente malajziane raportoi në polici unazën e humbur të diamantit, por më vonë unaza u gjet.

Hoteli tha se sigurimi kishte gjetur unazën në qesen e fshesës me korent. Historia nuk ishte e mjaftueshme për të larguar të gjitha dyshimet rreth asaj që ndodhi, por hoteli tha se klienti i tij ishte i kënaqur nga lajmi.

“Ne dëshirojmë të falenderojmë stafin në Ritz Paris që u mobilizua për këtë kërkim dhe që punon çdo ditë me integritet dhe profesionalizëm”, tha klientja.

Klientja, e përshkruar vetëm si një biznesmene malajziane, i tha policisë se ajo e kishte lënë unazën në një tavolinë, ndërsa shkoi për të bërë pazar në qytet për disa orë. Kur ajo u kthye në dhomë, unaza ishte zhdukur.

Një ditë pasi ajo paraqiti ankesën, hoteli tha se ishte ende duke kërkuar, por policia kishte mbërritur për të hetuar dhe prokurorët ishin gati për të marrë çështjen në dorë nëse dyshimet tregonin për një hajdut të nivelit të lartë.

Nuk do të ishte hera e parë që hoteli i famshëm diskutohet për këto çështje. Një anëtare e paidentifikuar e familjes mbretërore saudite raportoi vjedhjen e bizhuterive me vlerë rreth 800,000 euro nga suita e saj në vitin 2018, dhe muaj më parë pesë burra të armatosur kishin dalë me bizhuteri me vlerë më shumë se 4 milionë euro nga vitrinat brenda hotelit.

S.S/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?