Dhjetëra punonjës të kompanisë së sigurisë të Bankers Petroleum, “SHPSF Serjani”, janë ngritur në protestë paraditen e sotme, duke kërkuar zgjidhje urgjente për situatën e tyre ekonomike. Sipas protestuesve, prej 7 muajsh ata nuk kanë marrë pagat, duke e kthyer përditshmërinë e rreth 120 punonjësve aktualë në një betejë të vështirë për mbijetesë.
Punonjësit shprehen se kompania ka pasur më parë rreth 380 të punësuar, por përgjatë muajve të fundit janë kryer shkurtime të vazhdueshme, ndërsa ata që kanë mbetur ende në punë po përballen me vonesa të gjata pagash dhe pasiguri totale për të ardhmen. Kjo është protesta e katërt brenda 7 muajve, çka sipas tyre tregon se situata nuk ka marrë asnjë zgjidhje konkrete.
Protestuesit deklarojnë se janë zhytur në borxhe dhe kredi, pasi mungesa e pagave i ka lënë pa mundësi për të përballuar shpenzimet bazë familjare. Ata kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga drejtuesit e kompanisë dhe institucionet përgjegjëse, duke theksuar se puna e tyre vazhdon, por pa asnjë garanci financiare.
Ndërkohë, punonjësit pohojnë se gjatë gjithë kësaj periudhe kanë qenë në kontakt të vazhdueshëm me drejtuesit e kompanisë, të cilët, sipas tyre, i kanë mbajtur vetëm me premtime dhe shpresa të kota, pa dhënë afate apo zgjidhje konkrete për shlyerjen e detyrimeve financiare.
Përballë kësaj situate, protestuesit paralajmërojnë se do të vazhdojnë protestat paralelisht me punën, deri në momentin kur problematika e tyre të marrë një zgjidhje përfundimtare. Ata theksojnë se kërkesa e tyre është e drejtë dhe legjitime: pagesa e pagave të prapambetura dhe siguri për të ardhmen e punësimit.
K.M/A.M/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Mars, 08:12
Rritja e çmimit të ushqimeve, a duhet të marrë masa qeveria për të mbrojtur konsumatorët?
-
Po
89.8%
-
Jo
7.4%
-
Nuk e di
2.8%
Vota total: 3838
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Sfida Shqipëri–Poloni/ Fierakët tregojnë ‘zemrën’ kuqezi, fasada e një godine mbulohet me flamurin kombëtar (VIDEO)
26 Mars, 14:51
-
Fier, prodhimi u përgjysmua nga përmbytjet por luleshtrydhet që i shpëtuan Vjosës shkojnë drejt tregjeve europiane
25 Mars, 15:40
-
Roskovec/ I moshuari vrau gruan e më pas veten, familja Rrapaj hap dyert e mortit! 80-vjeçari ende në morg, askush nga 9 fëmijët nuk e tërheq trupin
25 Mars, 10:46
-
Krimi në Roskovec ku burri vrau gruan dhe më pas veten, flet i biri: Babai ishte tip konfliktual, mamaja mbante anën time! Një ditë bëmë sherr për plehun e patateve
24 Mars, 20:40
-
Krimi me 2 viktima në Roskovec, motra e 75-vjeçares transportohet me urgjencë në spital! Të afërmit: Çifti i bashkëshortëve ishin njerëz të mirë, shihnin punën e tyre
24 Mars, 17:48
-
Aksident në aksin e vjetër Fier–Lushnjë, dy persona dërgohen në spital
24 Mars, 15:24
-
Roskovec/ Krim në familje, burri vret me pushkë gruan dhe më pas veten! Tensione dhe përplasje gjatë marrjes së trupave të viktimave
24 Mars, 15:21
-
Stuhi e fortë breshëri në fshatrat pranë lumit Vjosa, raportohet për dëme të shumta në bujqësi (VIDEO)
23 Mars, 18:31
-
Nafta, fermerët e vegjël në kolaps: S’ia vlen më të prodhojmë! Është rritur çmimi i plugimit dhe frezimit të tokës
23 Mars, 15:29
-
Motori përplaset me zetorin në aksin Divjakë-Lushnjë, ndërron jetë 70-vjeçari (EMRI+VIDEO)
23 Mars, 10:53
-
Në kërkim pas një sherri me armë zjarri, arrestohet 34-vjeçari në Fier! Në pranga edhe një tjetër (EMRAT + VIDEO)
21 Mars, 12:09
-
Përplasi qëllimisht me automjet 45-vjeçarin dhe bashkëshorten e tij, arrestohet i riu në Fier! Konflikt për parkimin para shtëpisë (EMRI)
20 Mars, 12:00
Mjaft me protesta,kur ke te besh me kineze eshte si t'i biesh murit me koke.Lexoni kodet e ligjet e punes e pagave qe ka kompania,por dhe ato respektive te shtetit shqiptar dhe hidheni kompanine ne gjyq!
Përgjigju