300 punonjës të fasonerisë në Lezhë në protestë: Problemet me energjinë na kanë shkaktuar dëme në makineri e ulje të prodhimit

300 punonjës të fasonerisë në Lezhë në protestë: Problemet me energjinë na kanë shkaktuar dëme në makineri e ulje të prodhimit

Foto ilustruese

Një fabrikë fasonerie në Lezhe me 300 punonjës ka protestuar sot për problemet e vazhdueshme me energjinë elektrike të cilat i kanë shkaktuar dëme në makineri dhe ulje të prodhimit.

"Problemet me energjinë elektirke na kanë shkaktuar dëme në makineri dhe ulje të prodhimit", kanë thënë ata.

Prej kohësh është kërkuar prej firmës që të gjendet zgjidhje nga OSHEE dhe ti jepet fund mungesës së energjisë për një fabrikë që nuk mund të prodhojë pa energji, ndërsa punonjësit kanë paga më të ulëta sepse nuk mund të arrijnë normën. Si pasojë e këtij problemi, firma ka pësuar edhe djegie të makinerive.

I kontaktuar nëpërmjet telefonit për këtë çështje drejtori i Njesisë së OSHEE në Lezhë Emirjan Lazri bën të ditur se linja ku merrte energji elektrike kjo fabrikë deri pak muaj më parë eshtë e hidrovorit të Ishull-Shëngjinit dhe se nuk mund të lejohej diçka e tillë, pasi krijonte probleme në rrjet. Ai thotë se i është mundësuar furnizimi me energji në linjen ku merr e gjithë zona, por gjatë ditës së enjte ka patur një defekt në atë zonë dhe po punohet për riparimin e tij dhe rikthimin e energjisë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ 120 minuta dhe 10 penallti, Real Madrid kalon Man. Cityn dhe gjen Bayern Munich në gjysmëfinalet e Champions! Bavarezët i falen Kimmich duke larguar Arsenalin

GOLAT/ 120 minuta dhe 10 penallti, Real Madrid kalon Man. Cityn dhe gjen Bayern Munich në gjysmëfinalet e Champions! Bavarezët i falen Kimmich duke larguar Arsenalin