Punonjësit e Vettingu, LSI tre
amendamente në Kuvend

LSI ka dorëzuar në Kuvend tre amendamente për numrin e punonjësve dhe pagat e tyre në tre institucionet e vettingut.

Me 16 firma të deputetëve të saj, LSI i kërkon Parlamentit që të mos miratojë një strukturë me 113 punonjës në total, por me 185 siç tre institucionet kanë kërkuar. Kështu, LSI kërkon që Komisioneri Publik të ketë 52 punonjës, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit të ketë 68, ndërsa Kolegji i Apelimit 65.

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili tha në një deklaratë për shtyp se ky reduktim i numrit të punonjësve të vettingut nga ana e qeverisë nuk është e logjikshme, pasi ajo vetë ka parashikuar staf rezervë për këtë çështje 203 persona. Të enjten, Kuvendi do të hedhë në votim variantin e Komisionit të Ligjeve me 113 punonjës për vettingun dhe atë LSI-së që kërkon 185 punonjës.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni punën e qeverisë gjatë vitit 2024?



×

Lajmi i fundit

Ish-presidenti amerikan Jimmy Carter do të varroset më 9 janar 2025

Ish-presidenti amerikan Jimmy Carter do të varroset më 9 janar 2025