Punonjësja kanadeze akuzon ushtarin shqiptar për ngacmim seksual! Kristen Adams: Më preku gjoksin në 2022-in! Autoritetet: S’pati shkelje ligjore

Një punonjëse civile ka akuzuar një ushtar shqiptar për ngacmim seksual kur pranonte me misionin ushtarak të Kanadasë në Letoni. Incidenti, sipas shtetases Kristen Adams, ka ndodhur më 3 dhjetor 2022, kur sipas saj, ushtari shqiptar i kapi gjoksin e majtë.

Ngjarja sipas denoncimit, ka ndodhur në mensën e drejtuar nga Kanadaja për trupat e saj në kampin Adazi, pranë kryeqytetit të Letonisë, Riga. Denoncuesja ishte punësuar nga Shërbimi i Personelit në Forcat Kanadeze, një organizatë që punon për të ofruar programe dhe shërbime për ushtarakët. Pikërisht kjo organizatë, sipas gazetës “OttavvaCitizen” i kishte kthyer përgjigje paditëses në 10 maj 2023, duke i thënë se ajo duhej të kishte kuptuar se mund të përballej me incidente të tilla kur pranoi këtë punë.

Adams e raportoi incidentin në policinë ushtarake kanadeze në kamp pak pasi ndodhi. Për gazetën ajo tha se ishte duke punuar në mensën e njohur si Commons, kur u përshëndet me një ushtar shqiptar, të cilin e njihte. Por më pas, ai kapi gjoksin e saj të majtë, duke thënë: “Oh, ti je shumë i fortë”. Sipas Adams, Policia ushtarake kanadeze i tha asaj se sipas rregullave të NATO-s, ata nuk kishin juridiksion për të hetuar edhe pse incidenti ndodhi në një strukturë kanadeze. Policia ushtarake letoneze mori dëshminë e saj dhe të ushtarit shqiptar dhe më 14 dhjetor, vendosi se nuk do të hetonte më tej. Pas këtij vendimi, organizata mbylli kontratën e punës me paditësen dy muaj para kohe, duke i paguar edhe 11 mijë dollarë si kompensim.

Forcat e Armatosura Letoneze thanë se ishte kryer një hetim për incidentin, dhe se nuk kishte "asnjë keqbërje të dallueshme që mund të klasifikohej dhe interpretohej si ngacmim seksual". Nga viti 2017 ushtria shqiptare është angazhuar në misionin e NATO-s në Letoni me 18 ushtarakë. Ky numër më pas u bë 41 dhe më vonë, u reduktua në 21 ushtarakë.

G.MO/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'