Punonjësit harrojnë zgarën ndezur, zjarri shkrumbon lokalin në Berat (VIDEO)

BERAT- Si pasojë e një pakujdesie, flakët kanë përfshirë gjatë natës një lokal në Berat, përkatësisht në afërsi të urës së Goricës. Punonjësit e lokalit kishin harruar zgarën në kuzhinën e lokalit ndezur dhe fillimisht zjarri kishte filluar në atë dhomë duke u përhapur me shpejtësi në të gjithë ambientin.  

Për shkak të konstruktit të lokalit, i cili ishte i ndërtuar prej druri, flakët janë favorizuar duke e shkrumbuar të gjithin. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit dhe është pikasur nga banorët që kanë lajmëruar zjarrfikësen. Pas mbërritjes, zjarrfikësit kanë bërë të mundur të lokalizojnë në një kohë të shkurtër flakët dhe të shuajnë totalisht zjarrin.

Fatmirësisht gjatë momentit të rënies së zjarrit në lokal nuk ka pasur njerëz por dëmet materiale të shkaktuara janë të mëdha.

r.k./SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Berati: 17/09/2021 07:44

    Ja dikush qe di te hakmerret ndaj padrejtesive te pronarit..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush pas zhvillimit të dy Kuvendeve PD do të jetë?



×

Lajmi i fundit

John

SHBA do të shtyjë Gjermaninë që të ndalojë Nord Stream 2 nëse Rusia sulmon Ukrainën