Punonte në 'Bypassin' e Fierit, 18-vjeçari shtypet për vdekje nga ruli! KSSH: Viktima e 30 që humb jetën në punë gjatë 10 muajve (VD)

FIER- Një aksident tragjik gjatë punës i ka kushtuar jetën një 18-vjeçari  në Fieri. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 16:15 në Bypassin e Fierit, në afërsi të fshatit Pojan. Burime për Report Tv bëjnë me dije se viktima është Mateo Koza.

Ka qenë punëtori tjetër K.N, 41 vjeç, banues në Memaliaj, i cili duke duke drejtuar mjetin tip "Rrul" që ngjesh asfaltin, ka goditur Mateo Kozan, 18 vjeç i cili për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Ndërkohë në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca të shumta policie të cilët kan ngritur një grup hetimor për të zbardhur të plotë shkaqet e këtij aksidenti tragjik. 

Ndërkohë në lidhje me këtë aksident tragjik ka reaguar edhe Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë ku shprehen se shkak për vdekjen e 18-vjeçarit është bërë mungesa e sigurisë teknike në punë.  Ndër të tjera KSSH i shpreh ngushëllimet familjes viktimes dhe kërkon nisjen e hetimeve për zbardhjen e rrethnave të këtij aksidenti tragjik.

"Fajtoret duhen ndeshkuar dhe nuk mund tja hedhin me nje gjobë pasi kemi të bëjmë më një jetë njeriu të humbur.Policia Prokuroria Gjykatat duhet te rihapin dosjet e aksidenteve në punë, pasi punëtorët shqiptarë po trajtohen si skllevër dhe askush nuk ndëshkohet për jetët e humbura." thuhet ndër të tjera në reagimin e KSSH.

18 vjecari është punëtori i 30 që gjatë këtyre dhjete muajve humb jeten gjatë një aksidenti në punë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Erik: 17/10/2019 10:35

    Ngushellime familjes, humbje shume e rende duke pare dhe moshen e njome te tij.

    Përgjigju
  • Lafsha: 16/10/2019 22:57

    30 persona në 10 muaj..bo bo bo bo u shojten shqiptaret. Nga 3-5-7 persona në ditë vdesin nga aksidentet dhe armët

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'