Një 26-vjeçar është vënë në pranga në Kavajë pasi akuzohet se ka marrë 30 bombola oksigjeni pa autorizimin e mjekëve. 30 bombolat ai ua kishte shpërndarë në banesa të qytetarëve të ndryshëm. 

Uniformat blu njoftojnë se Mensur Shtylla, me detyrë oksigjenist i spitalit të Kavajës, kishte marrë rreth 30 bombola oksigjeni pa autorizimin e këtij institucioni mjekësor, për t'ua dërguar personave të ndryshme nëpër banesa, menjëherë kanë organizuar punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Mensur Shtylla ishte i vetmi që kishte për detyrë dhe përgjegjësi për magazinimin e bombolave të oksigjenit në Spitalin e Kavajës. Sipas gazetarit Sokol Dema, 26 vjeçari ishte përjashtuar nga spitali që në datën 11 janar.

Ndërkohë, ai vetë ka pranuar që bombolat nuk i ka dërguar në spital, por ua ka dhënë njerëzve. Rasti i tij është vënë re fillimisht nga vetë spitali, e më pas është njoftuar policia, e cila ka zbardhur ngjarjen dhe ka bërë arrestimin e 26-vjeçarit.

Policia bën me dije se materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë së Rrethit Gjyqësor Kavajë, për veprën penale ‘Shpërdorim detyre".

Mensur Shtylla

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:45
Kush është i riu që mori nga spitali 30 bombolat e oksigjenit e ua dërgonte banorëve! Rasti u zbulua nga spitali, u përjashtua më 11 janar

1610638645_shtylla.jpg

Mensur Shtylla

Report Tv ka siguruar foton e Mensur Shtyllës, 26 vjeçari i cili u arrestua pasi kishte marrë pa autorizim 30 bombola oksigjeni nga spitali i Kavajës dhe ua shpërndante njerëzve në banesat e tyre. Mensur Shtylla ishte i vetmi që kishte për detyrë dhe përgjegjësi për magazinimin e bombolave të oksigjenit në Spitalin e Kavajës. Sipas gazetarit Sokol Dema, 26 vjeçari ishte përjashtuar nga spitali që në datën 11 janar.

Ndërkohë, ai vetë ka pranuar që bombolat nuk i ka dërguar në spital, por ua ka dhënë njerëzve. Rasti i tij është vënë re fillimisht nga vetë spitali, e më pas është njoftuar policia, e cila ka zbardhur ngjarjen dhe ka bërë arrestimin e 26-vjeçarit.