'Punësim i dyfishtë?' Si PD del blof me 'provat' që publikoi për Zyrën e Punës në Shkodër

'Punësim i dyfishtë?' Si PD del blof me 'provat' që publikoi për Zyrën e Punës në Shkodër

Ditën e sotme, përmes një konference për shtyp, ish-deputetja e PD, Izmira Ulqinaku sipas pretendimeve të ngritura nga ajo dhe Partia që Përfaqëson, publikuan një 'skandal' për afera korruptive për sa i përket punësimit në qytetin e Shkodrës.

Sipas Ulqinakut, drejtoresha e Zyrës së Punës në Shkodër përfshin, përkundër pagesës, në programe të formimit profesional persona të punësuar, çka është në kundërshtim me ligjin. Më pas Ulqiniaku vijonte duke thënë se në këtë mënyrë programi sjell përfitimin e një gjysmë page minimale për personat në fjalë.

Për të provuar këtë 'skandal', sipas Partia Demokratike u publikuan të dhëna nga kontributet shëndetësore si dhe nga Zyra e Punës, për një person të quajtur Edmond Gusha.

Megjithatë, në provat e sjella në media nga PD ekziston një blof i madh. Në dokumentet , duket qartë që personi në fjalë derdh kontribute në shtet nga muaji shtator 2018.

Ndërsa në dokumentin tjetër, atë të Zyrës së Punës, që sipas PD provon skandalin, ky shtetas figuron i ç'regjistruar që prej datës 18 shtator 2018, pikërisht data kur është punësuar pranë një kompanie private, duke nisur derdhjen e sigurimeve. (qarkuar me të kuqe)

Prandaj, në këtë rast nuk kemi të bëjmë me asnjë skandal. Gusha i është afruar Zyrave të Punës si i papunë, duke kërkuar përfitmin e një kursi profesional, i cili e ka lejuar më në fund të punësohet ligjërisht në një kompani private.

MMenjëherë pas punësimi, në përputhje me ligjin, Gusha është ç'regjistruar nga lista e punëkërkuesve të papunë. Me shume se një skandal, ajo qe PD ka publikuar është një histori suksesi, e mënyrës se si funksionojnë Zyrat e Punës.

Megjithatë PD ka vendosur pavarësisht këtij fakti që të publikojë këto të dhëna pa u mundur që të vërtetojë faktet dhe pas asnjë verifikim.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kuçovë/ Shiste ilegalisht kapsolla në dyqanin e saj, nën hetim 52 vjeçarja

Kuçovë/ Shiste ilegalisht kapsolla në dyqanin e saj, nën hetim 52 vjeçarja